Hackerspaces janë hapësira fizike që mirëmbahen dhe zhvillohen nga komunitete të ndryshme, ku persona të ndryshëm mund të takohen dhe të zhvillojnë projektet e tyre. Mund të gjeni një listë të këtyre hapësirave në faqen @hackerspaces - të listuara rreth 2536 Hackerspaces, nga të cilat 822 aktive.
🌍 Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni e Veriut
Hapësira publike shqipfolëse është zhvilluar pas 2010s, duke krijuar mundësi për diskutim mbi etikën e teknologjisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj.
Shqipëri
- Open Labs Hackerspace (inaktive)
Mbyllur në 2024, por kontribuesit e saj kanë nisur një nismë të ngjashme - LibreLabs Albania - që punon për të drejtat digjitale, FLOSS dhe privatësinë online në Shqipëri. - NetSpace Albania
Aktiv në organizimin e punëtorive teknike dhe hackathon-eve të pavarura, veçanërisht në Tiranë dhe qytete të tjera.
Kosovë
- FLOSSK & Prishtina Hackerspace
Promovon open source dhe open data, organizon evente si OpenStreetMap Kosovo dhe workshop-e për software të lirë. Funksionon si hapësirë për eksperimentim dhe edukim teknik, veçanërisht në fushën e elektronikës dhe kodimit.
Maqedonia e Veriut
- KIKA Hacklab
Ish-hackerspace në Shkup, i njohur për seanca Linux dhe trajnim DIY për entuziastët e teknologjisë. - Base42
E vendosur në një garazh në Shkup, është një hapësirë për bërës lokalë, ofron 3D printing, server rack dhe evente të ndryshme teknike dhe kulturore.
Info!
Për komunitete shqipfolëse dhe jo vetëm nëShqipëri,
Kosovë, dhe
Maqedoni të Veriut mbi teknologjinë mund të lexoni edhe më shumë në një post të mëparshëm të IB-Tech. Linku: Komunitete dhe hapësira shqipfolëse mbi teknologjinë.
🌍 Gjermania, Austria dhe Zvicra
Në vendet gjermanofolëse si Gjermania, Austria dhe Zvicra, hackerspaces janë ndër më të strukturuarit dhe me ndikimin më të thellë në kulturën digjitale evropiane. Këto hapësira zakonisht përqendrohen në privatësinë digjitale, promovimin e software-it të lirë dhe open hardware, dhe edukimin qytetar përmes teknologjisë.
Gjermani
- c-base - Berlin
Një nga hackerspaces më ikonike në botë, e konceptuar si një stacion hapësinor i rrëzuar dhe zbuluar në Berlin. Është më shumë se një hapësirë - është një metaforë për eksplorimin teknologjik. Kombinon art, teknologji, histori alternative dhe kulturë bashkëpunuese. - Afra - Berlin
Një nga qendrat aktive të lëvizjes Freifunk në Berlin - promovon ndërtimin e rrjeteve lokale të pavarura dhe edukim për infrastrukturat teknologjike. - Chaosdorf - Düsseldorf
Degë e Chaos Computer Club (CCC), me fokus në open hardware, siguri digjitale dhe përfshirje sociale. Ofrojnë punëtori javore dhe evente për të rinjtë. - Attraktor - Hamburg
Hapësirë komunitare që ndërthur edukimin teknik (elektronikë, programim) me misionin për të përhapur teknologji të lirë dhe për të ndërtuar komunitete. - Munich Maker Lab - Munich
Makerspace i madh që ofron qasje në mjete të avancuara (CNC, 3D printing, laser cutting). Shërben si qendër takimi për komunitetin teknik dhe artistik të qytetit.
Austri
- Metalab - Vienna
Një nga hackerspaces më të vlerësuara në Evropë. E njohur për hapjen ndaj aktivizmit qytetar, artit kritik dhe teknologjisë spekulative. Organizon CryptoParties, evente për AI, siguri digjitale dhe artistë të pavarur. - HappyLab - Vienna
Makerspace me qasje më praktike dhe edukative për qytetarët. Mbështet prototipimin dhe prodhimin e pavarur, shpesh i përdorur nga artistë, studentë dhe sipërmarrës.
Zvicër
- Zurich Hackerspace (CCCZH)
Degë e Chaos Computer Club Zurich, shumë aktive në mbrojtjen e privatësisë, analizën e survejimit masiv, dhe qasjen kritike ndaj AI-së. Organizojnë punëtori mbi analiza digjitale dhe teknologji të përgjegjshme. - Hackuarium - Renens (Lausanne area)
Një hackerspace i orientuar në biohacking dhe shkencë të hapur. Ofrojnë punëtori në biologji DIY, mjedis dhe art shkencor.
🌍 UK, Franca, Spanja, Italia, Polonia, dhe Hollanda
Në vende si UK, Italia, dhe Hollanda, hackerspaces shërbejnë si laboratorë qytetarë ku ndërthuren teknologjia, arti dhe angazhimi shoqëror. Qytetaria digjitale është në qendër të vëmendjes, me theks te privatësia, teknologjitë e hapura dhe ndërtimi i alternativave ndaj platformave të mëdha. Ka një vetëdije të lartë politike dhe etike, ku organizohen CryptoParties, aktivitete për sigurinë digjitale dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Mbretëria e Bashkuar
- London Hackspace
Një nga hackerspaces më të mëdha në Evropë me mbi 1000 anëtarë. Njihet për strukturën horizontalisht të organizuar, përqendrimin në elektronikë, fizibilitet, programim dhe prototipim, si dhe aksesin e hapur. - Nottinghack - Nottingham
Makerspace me atmosferë të ngrohtë komunitare, shumë aktiv në përhapjen e edukimit përmes projekteve STEM, punëtorive DIY dhe ndërtimit të veglave. - Leeds Hackspace
Fokusuar te elektronika, 3D printing dhe përfshirja sociale. E njohur për përpjekjet në barazi gjinore dhe përfaqësim të grupeve të margjinalizuara në teknologji.
Franca
- Le Loop - Paris
Hapësirë komunitare ku bashkëpunojnë hakerë, artistë dhe dizajnerë për teknologji të ndershme dhe barazi digjitale. - tmp-lab - Choisy‑le‑Roi (Paris)
Është hapësira e parë e hacker-ëve në Paris (2017). Fokus te Arduino, kriptografia, citizen tech dhe konferenca Usages Créatifs de l’IA. - Electrolab - Nanterre
Laborator 1,500 m² i hapur të martave dhe të shtunave për vizita dhe punëtori (Python, FreeCAD, lazer), me pajisje për elektronikë, mekanikë, kimikë. - HackGyver - Belfort & LaBi - Lyon
Hapësira DIY për pajisje teknike, prototipim dhe promovim të teknologjive të hapura.
Spanja
- Made Makerspace - Barcelona
Hapësirë e re nga 2024, e dedikuar për DIY, printim 3D dhe zgjidhje komunitare. - Makers Zone - Barcelona
Kooperativë pune me fokus te bashkëkrijimi dhe projekte edukative. - FabLab Barcelona
Pjesë e rrjetit global FabLab, aktiv në projekte qytetari digjitale dhe sensorëve. - HackLab Almería
Punëtoritë mbi Linux, kodim etik dhe promovim të të drejtave digjitale për qytetarët.
Italia
- WeMake - Milano - kombinon dizajnin me prodhimin lokal, veshje teknologjike, edukim kreativ dhe projekte qytetari.
- Frankenstein Garage - Milano - fabLab falas, fokus në elektronikë DIY dhe 3D printim.
- F‑HackLab - Romë - e themeluar që në 2001, hapësirë DIY për teknologji.
Holanda
- Waag Futurelab - Amsterdam - Lider i qytetarisë digjitale, bashkë-zbulimit shkencor dhe etikës teknologjike.
- Të tjera në Amsterdam: HackAmsterdam, Ijhack, LAGLab, Technologia Incognita - labs kreativë dhe teknologjikë.
- Në Rotterdam: Pixelbar (Print & Pizza), Vers - labs DIY për kodim, printim 3D, elektronikë.
- Hapësira të tjera: Hack42 - Arnhem, Bitlair - Amersfoort, TkkrLab - Enschede, Qeske - Maastricht, AwesomeSpace - Hilversum, Revelation Space - Leidschendam, Hive5 - Groningen.
Poloni
-
Hackerspace Kraków
Aktiv në promovim të dijes së hapur, përfshirje rinore, dhe projekte DIY për të rinjtë e shkollave. -
Hackerspace Warsaw
Me organizim horizontal, dokumentacion të bollshëm dhe qasje të hapur ndaj komunitetit. -
Gjithashtu: Tricity Hackerspace - Gdańsk, Hackerspace Pomerania - Gdańsk, Majstrownia - Ustanów, Hackerspace Łódź.
🌍 Finlanda, Suedi, Çeki, Luksemburg dhe Malta
Ne disa shtete të tjera në BE, hackerspaces reklamojnë software të lirë, qasje të hapur ndaj teknologjisë dhe ofrojnë punëtori për elektronikë, kodim dhe krijim të lirë. Një fokus i madh vendoset në përfshirjen e të rinjve dhe zhvillimin e kulturës digjitale në shkolla dhe hapësira publike.
Finlandë
- Helsinki Hacklab - hapësirë DIY për elektronikë, kodim dhe 3D printing.
- hacklab.fi - Hacklab Tampere, Vaasa Hacklab, Turku Hacklab, Oulu Hacklab, Hacklab Jyväskylä, dhe të tjera - të gjithë pjesë e rrjetit kombëtar të .
Suedi
- Lodis - Malmö - freelancers dhe krijues bashkëpunëtorë në evente si movie nights dhe unconferences.
- Forskningsavdelningen - Malmö - hakerë lokalë që mbledhin çdo të martë për projekte DIY.
Çeki
- Brmlab - Prague - një nga hackerspaces më të avancuara teknikisht, aktive në AI, sensorë DIY dhe inovacion teknik.
Luksemburg
- Level2 Hackerspace - hapësirë komunitare për teknologji dhe edukim teknik, me fokus te open-source dhe punëtori qytetare.
🌍 SHBA dhe Kanada
Në Amerikën e Veriut, hackerspaces kanë luajtur rol themelor në krijimin e kulturës moderne të maker-ëve, si dhe në formimin e lëvizjeve për teknologji të hapur dhe inovacion të decentralizuar. Shpesh nismat janë më të mëdha në përmasa dhe kanë një qasje më të qartë drejt iniciativave të vetëpunësimit, startup-eve teknologjike dhe përfshirjes qytetare në nivel lokal.
ShBA
-
Noisebridge - San Francisco
Një nga hackerspaces më të njohura në botë, e themeluar më 2007 nga Mitch Altman dhe të tjerë. Vepron me filozofinë “radical openness” - kushdo mund të hyjë dhe të përdorë hapësirën. Ka ndikuar thellësisht kulturën globale hacker. -
NYC Resistor - New York
Qendër komunitare për elektronikë, printim 3D, art digjital dhe edukim në programim. Këtu lindi projekti i famshëm MakerBot. -
Pumping Station One - Chicago
Një nga hapësirat më të mëdha në Midwest. Ofron qasje në pajisje të avancuara për metale, dru, elektronikë dhe software. -
Artisan’s Asylum - Boston
E njohur për bashkëpunimin me artistë dhe inxhinierë. Ndërthur artin me inxhinierinë dhe është një nga makerspaces më të mëdha në SHBA. -
Nova Labs - Virginia (DC Area)
Makerspace i madh me fokus në edukimin teknologjik, ndërtim pajisjesh DIY dhe mbështetje për sipërmarrës. -
AS220 Labs - Providence
Pjesë e një qendre arti që integron teknologji, art, dizajn dhe punëtorë për komunitetin lokal. -
The Crucible - Oakland
Një ndër hapësirat më unike që bashkon teknologjinë me artin industrial dhe edukimin për të rritur dhe të rinj. -
Maker Works - Ann Arbor
Pajisje profesionale dhe kurse për komunitetin, me orientim të fortë drejt edukimit teknik për prodhim dhe dizajn.
Kanada
-
HackLab.TO - Toronto
Një nga hackerspaces më të vjetër në Kanada, i orientuar drejt privatësisë, open-source, elektronikës dhe bashkëpunimeve sociale. -
Foulab - Montreal
Hackerspace i bazuar në komunitet me përkushtim ndaj teknologjive DIY, sigurisë digjitale dhe softuerit të lirë. -
Vancouver Hack Space (VHS)
Hapësirë shumë aktive për elektronikë, laser cutting, 3D printim dhe kulturë komunitare DIY. -
KwartzLab - Kitchener
Makerspace aktiv në Ontario që lidh komunitetin e inxhinierëve, artizanëve dhe krijuesve me teknologjinë bashkëkohore.
Koncepti
Hackerspaces janë hapësira të vetë-organizuara ku komuniteti eksploron teknologjinë me vlera të përbashkëta: liri, transparencë, bashkëpunim dhe qasje të hapur.
💡 Parimet
- “Mëso duke bërë” — nuk ka nevojë të jesh ekspert për të kontribuar.
- “Hack për të kuptuar” — modifikimi është mënyrë për të kuptuar sistemet.
- “Bëj vetë, bëj me të tjerët” — DIY dhe DIWO janë baza e krijimtarisë teknologjike.
- Gabimet janë pjesë e procesit të mësimit.
- Ndihma ndaj të tjerëve është më e rëndësishme se ekspertiza personale.
💡 Komunitetet
- Nuk ka hierarki të ngurtë — vendimmarrja është horizontale.
- Të gjithë kontribuojnë sipas interesit të tyre: elektronikë, kodim, dokumentim, etj.
- Anëtarësimi është i hapur dhe me kontribut simbolik.
- Shumë organizojnë “Open Nights” ku të interesuarit mund të vizitojnë.
- Fryma është kolektive, miqësore dhe e bazuar në respekt ndaj dijes.
💡 Mjetet (software & hardware)
Software i lirë që përdoret shpesh:
| Emri | Përdorim |
|---|---|
| Etherpad | Shkrim në bashkëpunim në kohë reale |
| Jitsi Meet | Video-konferenca të lira |
| Nextcloud | Cloud privat për skedarë e kontakte |
| OpenStreetMap | Hartim i qyteteve në mënyrë partizipative |
| LibreOffice | Suitë zyre me burim të hapur |
| GIMP/Inkscape/Kdenlive | Dizajn & multimedia open-source |
Hardware i zakonshëm:
| Pajisje | Përdorim |
|---|---|
| Printer 3D | Prototipim, edukim STEM |
| Arduino/Raspberry Pi | Projekte DIY, sensorë, robotikë |
| CNC / Laser Cutter | Punë me dru, metal, plastikë |
| Multimetër / Osciloskop | Testim elektronik |
| Stacione për saldim | Riparim dhe ndërtim elektronik |
| Komponentë të ricikluar | Riciklim i pajisjeve të vjetra |
DIY është mënyra për të rikthyer kontrollin mbi teknologjinë.
Projekte të zakonshme:
- Ndërtim sensorësh për mjedisin
- Ndriçim LED për evente
- Robotë për shkolla
- Automatizim hapësirash
- Ripërdorim kompjuterësh me Linux
💡 Përfshirja
- Të gjithë janë të mirëpritur: gra, LGBTQ+, të rinj, të moshuar, minoritete.
- Hackerspaces krijojnë hapësira ku edhe ata që nuk kanë akses në pajisje mund të mësojnë dhe të krijojnë.
- Demokratizimi i teknologjisë është qëllimi kryesor: pa barriera financiare apo akademike.
- Frymëzohen nga drejtësia sociale, të drejtat digjitale dhe edukimi gjithëpërfshirës.
Përfaqësues
Lëvizja hackerspace është e shpërndarë, autonome dhe lokale — por e lidhur përmes një etike të përbashkët që e vendos teknologjinë në shërbim të njerëzve, dijes së hapur dhe komuniteteve të fuqizuara.
🌐 Komunitete të mirënjohura
-
Chaos Computer Club (CCC): Organizata më e vjetër e hackerëve në Evropë (që prej 1981). Fuqishëm aktive në edukim qytetar, aktivizëm për privatësinë, analizë të sistemeve të qeverisë dhe mbrojtje të së drejtës për të kuptuar teknologjinë. https://ccc.de -
Noisebridge - San Francisco: Një ndër hackerspaces më të hapura dhe anti-hierarkike në botë. Praktikon “konsensus radikal”, përfshin art, teknologji, feminizëm dhe komunitet queer. https://www.noisebridge.net/ -
Tokyo Hackerspace: E krijuar pas fatkeqësive natyrore për të ndihmuar me zgjidhje DIY për monitorim mjedisor. Vazhdon të funksionojë si qendër për zhvillim të komuniteteve rreth teknologjive të hapura. -
Waag Futurelab - Amsterdam: Qendër për teknologji qytetare. Ndërthur shkencën, artin dhe zhvillimin lokal nëpërmjet laboratorëve të hapur. Fokus në “teknologji për pjesëmarrje demokratike”. https://waag.org/ -
Garoa Hacker Clube - São Paulo: Hackerspace i parë në Brazil. Aktiv në edukimin teknik për fëmijë, përhapjen e kriptografisë personale dhe promovimin e teknologjisë për të drejtat njerëzore. https://garoa.net.br/wiki/ -
Warsaw Hackerspace - Kombinon elektronikë, aktivitete edukative dhe kulturë autonome. E njohur për organizim të brendshëm horizontal dhe përkrahje të lëvizjeve qytetare.
🌐 Figura të rëndësishme
| Emri | Kontributi |
|---|---|
| Mitch Altman | Themeli i Noisebridge, promotor i hackerspaces në nivel global |
| Richard Stallman | Themelues i Free Software Foundation, mbrojtës i etikës së software-it |
| Aaron Swartz | Aktivist për dijen e lirë dhe drejtësinë sociale në epokën digjitale |
| Bunnie Huang | Pionier i open hardware, kritik ndaj prodhimit të mbyllur industrial |
| Marleen Stikker | Themeluese e Waag, promovon teknologjinë qytetare dhe qasjen kritike |
| Limor Fried (LadyAda) | Themeluese e Adafruit, lider në elektronikë DIY dhe edukim përfshirës |
🌐 Evente gjithëpërfshirëse
-
Chaos Communication Congress: Organizuar nga CCC. Eventi më i madh vjetor hacker në Evropë: ligjërata, punëtori, art, aktivizëm dhe teknologji. https://events.ccc.de/congress/
-
FOSDEM - Bruksel: Konferenca më e madhe për software të lirë në botë. Pa sponsor komercial, e organizuar vullnetarisht. https://fosdem.org/
-
Maker Faires: Ngjarje globale që bashkojnë makers, edukatorë, artistë dhe komunitete DIY për të ndarë projekte dhe përvoja. https://makerfaire.com/
-
Remote Chaos Experience (rc3): Version digjital i kongreseve CCC gjatë pandemisë, që tregoi fuqinë e komuniteteve online dhe DIY për të ndërtuar sisteme të pavarura komunikimi dhe bashkëpunimi.
🌐 Komunitete dhe Lëvizje të Ngjashme
Shumë lëvizje në botë ndajnë të njëjtin shpirt me hackerspaces — përfshirë pjesëmarrjen, ndarjen e dijes, teknologjinë për të mirën publike dhe përballjen me pushtetin përmes transparencës. Ja disa prej tyre:
Wikipedia / Wikimedia Movement
- Platforma më e madhe e dijes së hapur. E ndërtuar nga përdoruesit, për përdoruesit.
- Kultura e saj ndan parime me hackerspaces: transparencë, bashkëpunim, verifikueshmëri.
https://wikimedia.org
OpenStreetMap (OSM)
- Një hartë botërore e ndërtuar nga përdoruesit. E hapur për këdo, me licencë të lirë.
- Shpesh hackerspaces organizojnë mapathons, hartim të qyteteve ose rajoneve të pa përfaqësuara.
https://openstreetmap.org
Project Gutenberg / Internet Archive
- Digjitalizim dhe ruajtje e librave të vjetër dhe burimeve edukative.
- Përdorur gjerësisht në hackerspaces për edukim dhe akses në dije të lirë.
https://gutenberg.org
https://archive.org
Fediverse (Mastodon, PeerTube, etc.)
- Rrjet i decentralizuar social që sfidon korporatat si Twitter apo YouTube.
- I zhvilluar dhe mirëmbajtur nga komunitete të shpërndara, shpesh me lidhje me hackerspaces.
https://joinmastodon.org
https://joinpeertube.org/
Cryptoparty Movement
- Ngjarje komunitare për të mësuar përdorimin e mjeteve të enkriptimit, mbrojtjen e privatësisë dhe sigurinë digjitale.
- Shpesh organizohen në hackerspaces ose libra-hapësira.
https://www.cryptoparty.in/
Çfarë nuk është një hackerspace
Hackerspaces kanë lindur dhe si kontradikta të disa lëvizjeve të tjera shoqërore. Këto lëvizje të tjera marrin të mirëqena disa koncepte mbi vlerën e teknologjisë në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë - dhe hackerspaces nuk i pranojnë disa prej këtyre tolerimeve.
🚫 Roli i konsumerizmit
Një hackerspace nuk është një dyqan, një shfaqje teknologjike apo një vend ku shkohet për të blerë “përvojë teknologjike” të paketuar. Nuk është vendi për të testuar pajisje të fundit të një marke komerciale apo për të ndjekur trendet e fundit të marketingut. Përkundrazi, hackerspaces ekzistojnë për të sfiduar modelin e konsumatorit pasiv, ku përdoruesi është vetëm blerës dhe jo krijues. Këtu, përdoruesi nuk është klient, por bashkëkrijues.
Në vend që të promovojë produktin më të fundit, hackerspace pyet:
“A mund ta bëjmë vetë?”
“A kemi nevojë për këtë pajisje?”
“A mund ta riparojmë ose përshtatim diçka që kemi?”
🚫 Arroganca teknologjike
Në hackerspace nuk ka vend për elitizëm teknologjik. As për mburrje me CV, diploma apo role në kompani të mëdha. Ajo që vlen është gatia për të ndihmuar, për të mësuar dhe për të ndarë.
Ndryshe nga hapësirat korporative ose konferencat teknologjike ku shpesh dominon një atmosferë “show-off”, në hackerspaces më shpesh dëgjon:
- “Si funksionon kjo?”
- “Do të më tregosh si ta bëj?”
- “A do të më ndihmosh ta kuptoj?”
Kjo krijon një atmosferë ku fillestari ka po aq vlerë sa eksperti, dhe askush nuk është i tepërt. Vetëm kështu ndërtohet një kulturë e qëndrueshme teknologjike.
🚫 Kolonializmi teknologjik
Shumë teknologji janë të dizajnuara në qendra ekonomike globale dhe pastaj impozohen në vendet e tjera si zgjidhje universale. Qasja “one-size-fits-all” shpesh injoron kontekstin lokal, nevojat reale dhe njohuritë vendore.
Hackerspaces janë kundër këtij kolonializmi digjital. Ato fuqizojnë njerëzit për të ndërtuar zgjidhje që u përshtaten vetë, me burimet që kanë, në gjuhën e tyre, dhe me realitetin e tyre.
Një sensor për matjen e ndotjes ajrore në Tiranë nuk ka pse të vijë nga Kalifornia - mund të ndërtohet nga njerëzit në komunitet, me pjesë të hapura dhe të dokumentuara.
🚫 Prona intelektuale si burgosje e dijes
Licencat e mbyllura, patentat e rrepta dhe DRM-të (Digital Rights Management) janë shpesh mënyra për të kufizuar aksesin në dije, për të ruajtur pushtetin mbi kodin, përmbajtjen dhe krijimtarinë.
Hackerspaces mbështesin licencat e hapura:
- GNU GPL për software
- Creative Commons për përmbajtje
- CERN OHL / OSHWA për pajisje harduerike të hapura
Dija është një e mirë publike. Ndërtimi i së ardhmes nuk mund të ndodhë në ambiente me dyer të mbyllura dhe me çelësa ligjorë.
Info
Ky postim është në zhvillim e sipër; shtoni sugjerimet tuaja.




