Komunitete dhe hapësira shqipfolëse mbi teknologjinë

:information: Info!
Lista nuk është e plotë. Do të plotesohet me kalimin e kohës.


:bar_chart: Komunitete të ndryshme


IB-Tech
DAIT - Data and AI Tirana Meetup
  • Përshkrimi: Data and AI Tirana është një grup i krijuar për të bashkuar të gjithë fillestarët dhe ekspertët e të dhënave dhe AI ​​në Tiranë për t’u lidhur dhe shkëmbyer.
  • Faqja: https://www.instagram.com/dait.community/
Albanians in IT
  • Përshkrimi: Shqiptarët në IT (AIT) është një hapësirë ​​ku profesionistët shqiptarë të teknologjisë në mbarë botën bashkohen për të mësuar, mbështetur dhe fuqizuar njëri-tjetrin.
  • Faqja: https://albaniansinit.com/



:unlocked: Ekosistemi për Programet me Kod-Burim të Hapur (Open-Source)


FLOSSK dhe Prishtina Hackerspace
  • Përshkrimi: FLOSSK është një organizatë joqeveritare e themeluar në Prishtinë në vitin 2009, e cila promovon dhe zhvillon softuer të lirë dhe me burim të hapur. Prishtina Hackerspace është një hapësirë komunitare e menaxhuar nga FLOSSK, e dedikuar për eksperimentim dhe bashkëpunim teknologjik, edukativ, kulturor dhe shkencor.
  • Faqja: https://flossk.org/
LibreLabs Albania
  • Përshkrimi: LibreLabs është një grupim i krijuar në Tiranë në vitin 2024, që promovon të drejtat digjitale dhe programe me kod-burim të lirë dhe të hapur dhe të dhëna të hapura. Një pjesë e kontribuesve vijnë nga komuniteti i OpenLabs Hackerspace që u mbyll së fundmi, me historik prej 2011.
  • Faqja: https://librelabs.cc/


:unlocked: Ekosistemi i User-Groups


Wikimedians User Group
  • Përshkrimi: Një komunitet i përdoruesve të projekteve Wikimedia që kontribuojnë në përmirësimin dhe zgjerimin e përmbajtjes në gjuhën shqipe në platformat si Wikipedia, Wikimedia Commons dhe të tjera.​
  • Faqja:Wikipage
Wikimedia Community User Group Albania
  • Përshkrimi: Një grup përdoruesish shqiptarë të projekteve Wikimedia, të interesuar në organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitete promovuese në nivel kombëtar, duke përfshirë iniciativa GLAM dhe edukative.
  • Faqja:Wikipage
OpenStreetMap Albania
  • Përshkrimi: Një komunitet që kontribuon në hartëzimin e Shqip duke përdorur platformën OpenStreetMap, me qëllim krijimin e hartave të hapura dhe të disponueshme për të gjithë.
  • Faqja: https://wiki.openstreetmap.org/wiki/Kosovo
OpenStreetMap Kosovo
  • Përshkrimi: Një komunitet që kontribuon në hartëzimin e Kosovës duke përdorur platformën OpenStreetMap, me qëllim krijimin e hartave të hapura dhe të disponueshme për të gjithë.
  • Faqja: https://wiki.openstreetmap.org/wiki/Kosovo
Pyrana - Python Tirana User Group
  • Përshkrimi: Python Tirana User Group - një grup ku njerëzit që e duan teknologjinë mblidhen për t’u rrjetuar dhe shkëmbyer njohuri rreth gjuhës së programimit Python.
  • Faqja: https://www.linkedin.com/company/pythontirana
AWS User Group Albania



:robot: Ekosistemi i Sigurisë Kibernetike


Konferenca BSides Tirana
  • Përshkrimi: BSides Tirana është një konferencë mbi sigurinë e informacionit që synon të frymëzojë dhe angazhojë individë të interesuar në fushën e sigurisë kibernetike në Shqipëri.
  • Faqja: https://bsidestirana.al/
Konferenca BSides Prishtina
  • Përshkrimi: BSides Prishtina është konferenca e parë e llojit të saj në Kosovë, e cila mbledh profesionistë dhe entuziastë të sigurisë kibernetike për të ndarë njohuri dhe eksperienca në këtë fushë.
  • Faqja: https://bsidesprishtina.org/


:milky_way: Hapësira Bashkëpunimi (Coworking Spaces)


Coolab Tirana!
  • Përshkrimi: Coolab është një hapësirë moderne bashkëpunimi dhe qendër komunitare në Tiranë, e krijuar për të mbështetur freelancerët, startup-et dhe krijuesit, duke ofruar ambiente pune fleksibile dhe komode.​
  • Faqja: https://www.instagram.com/coolab.tirana/
TechSpace
  • Përshkrimi: TechSpace është hapësirë në mbështetje të start-up-eve dhe studentëve për t’i përforcuar dhe inkurajuar ata në ofrimin e projekteve dhe ideve në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
  • Faqja: https://techspace.al
Innovation Centre Kosovo (ICK)
  • Përshkrimi: ICK është një qendër inovacioni dhe hapësirë bashkëpunimi në Prishtinë, e cila ofron mbështetje për startup-et dhe individët në fushën e teknologjisë dhe biznesit, duke ofruar trajnime, mentorim dhe ambiente pune.
  • Faqja: https://ickosovo.com/




:information: Info!
Nuk kemi bashkëpunime me pjesën më të madhe të këtyre komuniteteve si IB-Tech, ama hap pas hapi do ti kontaktojmë që të kemi evente të përbashkëta në vijim. Nëse njihni komunitete të ngjashme ndajini që të mund të lidhim bashkëpunime në këto fusha.

:information_source: Shënim! Shpeshherë takimet e IllyrianBrains Tiranë i mbajmë në hapësirat e Coolab, dhe gjithmonë kemi qenë të mirëpritur. Faleminderit Coolab! :tada:

2 Likes

Interesante ideja e bashkepunimeve.
Uroj te jete me benefite per te gjithe.

Pyetje: Komunitetet jane NGO, Non-Profit, Non Formal, Biznese … ? Thjesth jam kurioz ne e komplikon mardhenin me ta formati me te cilin operojne.

Flm

1 Like

Po, sigurisht. Besoj se bashkepunimi, por edhe thjesht njohja me keto grupe, mund te jene me shume vlere. Kjo kryesisht per te kuptuar ekosistemin ekzistues, edhe per te pare se si mund te kontribuojme te pjesemarresit e secilit.

Keshtu, per open-source ka komunitete specifike, per data ka komunitete specifike, per zhvillimin profesional ka tjeter. Perndryshe mbetemi te gjithe tek te pergjithshmet pa u specifikuar ne cfare mund te bejme me mire.

Kryesisht jane non-profit apo jo-formale, pervec hapesirave qe mesa kam pare jane ne formen e bizneseve qe marrin mbeshtetje te ndryshme.

Bashkepunimet qe mund te kemi:

  • talks mbi tema te caktuara,
  • posts on topics based on expertise,
  • going to conferences together,
  • making an online conference.
1 Like