Info!
Kjo eshte pune ne progress. Todo:
- get content review,
- remove text,
- add cool pictures,
- add coloring scheme.
4 liritë e OSS
Në zemër të open-source qëndrojnë katër liri të thjeshta, por shumë të fuqishme:
- Liria për ta përdorur programin si të duash: pa kufizime, pa pagesa shtesë, pa kontrata të fshehura.
- Liria për ta studiuar: mund të shohësh kodin, ta analizosh dhe ta përshtasësh për nevojat e tua. Është si të hapësh kapakun e makinës, jo thjesht ta ngasësh.
- Liria për ta shpërndarë: nëse një program të bën punë, mund t’ua japësh edhe miqve apo kolegëve të tu.
- Liria për ta përmirësuar: dhe nëse e bën më të mirë, mund t’ia rikthesh komunitetit që edhe të tjerët të përfitojnë.
Këto katër liri e dallojnë softuerin me burim të hapur nga ai pronësor: nuk është thjesht falas, është i hapur apo dhe i lirë (nga bllokimet e ndryshme).
Para dhe pas
Para se të përhapej open-source, bota e teknologjisë dominohej nga softuerë të mbyllur, ku përdoruesi kishte pak kontroll dhe ishte i varur nga furnizuesit.
Pas ardhjes së lëvizjes open-source, inxhinieria kompjuterike ndryshoi rrënjësisht:
- Përdoruesit fituan zgjedhje më të lira, privatësi më të madhe dhe siguri më të lartë.
- Kompanitë zbuluan se mund të kursejnë kosto dhe të nxisin inovacionin duke ndërtuar mbi projekte të hapura.
- Komunitetet fituan hapësira të reja për të mësuar, kontribuar dhe bashkëpunuar globalisht.
Natyrisht, sfidat mbeten: kush financon zhvilluesit? si balancohet liria me interesat komerciale? dhe si sigurohet cilësia kur projekte gjigante varen nga pak kontribues?
Mjete si rezultate
Nga kjo filozofi kanë dalë disa prej mjeteve më të fuqishme që përdorim sot. Këto nuk janë thjesht “alternativa falas”. Shpesh janë standardi i artë në fushat e tyre.
Shpesh kjo sjell në vëmendje dhe lidhje e ngushtë midis lirisë për të krijuar dhe aksesit në mjete të vlefshme.
Të Përgjithshme
Këtu hyjnë mjetet bazë që përdor çdo profesionist: sisteme operative, menaxhim dokumentesh, automatizim në shtëpi dhe sisteme mobile. Lëvizja open-source nisi fuqishëm me Linux në vitet ‘90, që tregoi se një sistem operativ i zhvilluar komunitarisht mund të ishte i sigurt dhe i besueshëm. Që atëherë, alternativa falas si LibreOffice dhe Nextcloud kanë synuar të ofrojnë liri dhe privatësi kundër monopoleve të Microsoft dhe Google.
Linux (vs. Windows / macOS)
- Sistemi operativ i lirë (falas)
- I përshtatshëm për përdorime të përgjithshme, teknikë dhe të thjeshtë
- Versione të mira për fillestarë në teknologji
- Dokumentacion i gjerë dhe komunitet aktiv
- Fuqizon infrastrukturën botërore
- Mirëmbajtje e vazhdueshme dhe mjete falas
Sugjerim: Nëse je i ri në botën e teknologjisë, instalo dual-boot.
Nextcloud (vs. Google Drive / Microsoft OneDrive)
- Menaxhon skedarë, email, dokumente, kalendar
- Privatësi dhe siguri, përputhje me GDPR
- Zgjerohet me aplikacione dhe shtesa
- I përshtatshëm për kompani të vogla/mesme
- Aplikacion celular i pranishëm
Sugjerim: Provoje për kompaninë tënde të ardhshme.
LibreOffice (vs. Microsoft Office)
- Suitë zyrash falas
- Përfshin fjalë, tabela, prezantime, etj.
- E hapur për kontribute nga komuniteti
- Mbështet gjuhën shqipe
- Lejon enkriptim dokumentesh
Sugjerim: Provoje me prindërit e tu.
Home Assistant (vs. Google Home / Amazon Alexa)
- Platformë për automatizimin e shtëpisë smart
- Kontrollon pajisjet nga një ndërfaqe qendrore
- Automatizon rutina
- Mbështet shumë protokolle pajisjesh
- Mund të vetë-strehohet
- Aplikacion celular për akses të shpejtë
Sugjerim: Superfuqi për automatizimin e shtëpisë që mbështet të gjitha protokollet kryesore.
Android (vs. iOS)
- Sistemi operativ mobil më popullor
- Përdoret për telefona, tabletë, orë, etj.
- Mbështet zhvillimin e aplikacioneve të ndryshme
- Shumë i personalizueshëm
- Përditësime të rregullta sigurie
- Komunitet dhe siguri e fortë
Për Zhvillim Web
Mjetet kryesore për ndërtimin e faqeve dhe aplikacioneve web, nga framework-e frontend deri te CMS dhe bazat e të dhënave. Web-i u rrit mbi software të hapur: Apache dhe PHP i dhanë hov zhvillimit të faqeve dinamike. WordPress e hapi botën e blogging për miliona njerëz, ndërsa PostgreSQL ofroi bazë të dhënash enterprise pa kosto. Komuniteti gjithmonë ka ofruar alternativa për të mos mbetur peng i mjeteve komerciale.
Bootstrap (vs. Foundation, Tailwind Enterprise Editions)
- Framework për zhvillim web të lehtë
- Përfshin template HTML, CSS dhe JS
- I përshtatshëm për celularë
- Ndihmon për faqe vizualisht tërheqëse
- Shumë burime online
Sugjerim: I mirë për fillimet e para.
WordPress (vs. Wix / Squarespace)
- CMS falas dhe i hapur
- Mbështetje e gjerë për plugins dhe tema
- Përdoret nga një pjesë e madhe e faqeve web
- Komunitet i madh zhvilluesish
- Ekosistem në përmirësim të vazhdueshëm
Sugjerim: Për profesionistë jo shumë teknikë.
Python WebDev (vs. ASP.NET / Spring)
- Frameworks të fuqishëm për ndërtim aplikacionesh
- Flask → i lehtë për aplikacione të vogla
- FastAPI → standard për API
- Django → framework i plotë për aplikacione të mëdha
- Lehtë për kalim nga gjuhë të tjera
Sugjerim: Gjuhë shumë e mirë për tranzicion.
PostgreSQL (vs. Oracle DB / Microsoft SQL Server)
- Bazë të dhënash relacione e fuqishme
- Mbështet SQL, transaksione, tipe të dhënash
- JSON dhe të dhëna gjeohapësinore
- Shumë e besueshme dhe e zgjerueshme
- Dokumentacion i gjerë
Sugjerim: Bazë të dhënash e fuqishme për aplikacionet e tua.
MermaidJS (vs. Visio / Lucidchart)
- Gjeneron diagrame të pastra përmes kodit
- Flowchart, sequence, gantt, class, ER, git graph, user journey
- I përshtatshëm për dokumentacion teknik
Sugjerim: Ideal për arkitektura dhe dokumentacion.
Për IT & DevOps
Mjetet që përdoren për zhvillim, shpërndarje dhe mirëmbajtje të aplikacioneve: containerization, versionim, monitorim dhe rrjetëzim. Me rritjen e internetit, sysadmin-ët kërkonin fleksibilitet. Git (nga Linus Torvalds në 2005) revolucionarizoi versionimin. Docker më pas solli paketimin portativ të aplikacioneve. Grafana dhe Proxmox treguan se observimi dhe virtualizimi mund të ishin gjithashtu open-source, duke konkurruar mjetet enterprise.
Docker (vs. VMware / Podman Enterprise)
- Paketizon çdo gjë si container
- Teknologji e lehtë dhe portative
- Standard për ndërtim aplikacionesh
- Riprodhim i lehtë i mjediseve
- Ekosistem i pasur me mjete
Sugjerim: E dobishme për aplikacione komplekse.
Git (vs. Perforce / SVN)
- Versionim i shpërndarë
- Gjurmim i ndryshimeve
- Koordinim i punës mes programuesve
- Projekti i dytë më i madh open source pas Linux
Sugjerim: Përdore në ambientin tënd të zhvillimit.
GitLab CI/CD (vs. GitHub Enterprise / Bitbucket)
- DevOps web-based
- CI/CD + versionim + menaxhim projektesh
- Integrim me API dhe plugins
- Code review, issue tracking
Sugjerim: Për startup-et e tua.
Grafana (vs. PowerBI / Kibana / Splunk)
- Platformë për analitikë dhe vizualizim
- Integrim me shumicën e bazave të dhënash
- Alerting dinamik dhe observim
- Shumë e zgjerueshme
Sugjerim: Përdore për IoT, logs dhe observim.
Virtualizim: Proxmox, VirtualBox (vs. VMware ESXi / Parallels)
- Proxmox: Virtualizim enterprise, me KVM + LXC
- VirtualBox: Virtualizim falas për testim dhe zhvillim
Sugjerim: Nga homelab deri tek data centers.
Firewall: pfSense, OpenSense, IPCop (vs. Cisco ASA / Fortinet)
- pfSense: Siguri dhe routing me firewall open-source
- OpenSense: Si pfSense, me fleksibilitet shtesë
- IPCop: Për rrjete të vogla/mesme
Sugjerim: Nga përdorim i thjeshtë deri tek enterprise.
Për Cybersecurity
Mjetet e sigurisë kibernetike që shërbejnë për inteligjencë, analizë rrezikshmërie, modelim kërcënimesh dhe testim penetrimi. Që në fillim, siguria ka pasur nevojë për transparencë. OWASP krijoi listat publike të rreziqeve që i përdorin të gjithë. Metasploit, i lindur si open-source, u bë standard për penetration testers. OSINT mjetet tregojnë fuqinë e burimeve publike si armë dhe mbrojtje.
OSINT (vs. Maltego CE/Enterprise)
- Inteligjencë me burim të hapur
- Mbledhje të dhënash publike
- Mbështet analiza dhe hulumtime
Sugjerim: Fillo nga këtu për cyber!
OWASP (vs. Shërbime Komerciale)
- Listë e rreziqeve kritike për web apps
- Praktika më të mira dhe mjete falas
- OWASP Top 10, ZAP, ASVS
Sugjerim: Mësoje për detyrat e tua të përditshme.
STRIDE (vs. Microsoft TMT)
- Metodologji për identifikim kërcënimesh
- STRIDE: Spoofing, Tampering, Repudiation, Info Disclosure, DoS, Elevation of Privilege
Metasploit (vs. Core Impact / Cobalt Strike)
- Framework për penetration testing
- Exploits, payloads, post-exploit
- Komunitet i madh aktiv
Për Machine Learning (AI)
Mjetet për të mësuar makineritë, analizuar të dhëna dhe ndërtuar modele inteligjente. Valët e para të ML ishin të mbyllura brenda laboratorëve të kompanive. Me hapjen e Scikit-Learn dhe TensorFlow, bota akademike dhe startup-et morën akses falas në mjetet që ndryshe kushtonin miliona. Jupyter Notebook e bëri punën më vizuale e më të lehtë për studentët dhe shkencëtarët e të dhënave.
Jupyter Notebook (vs. Databricks Notebooks)
- Raporte interaktive dhe testim kodi
- Shumë gjuhë programimi
- E përdorur për analiza të dhënash dhe ML
Sugjerim: Fillim shumë i mirë për të dhëna.
Scikit-Learn (vs. SPSS / SAS)
- Toolkit për ML bazik
- Klasifikim, regresion, clustering
- Shumë i mirë për prototipim
Sugjerim: Fillo këtu për ML.
TensorFlow (vs. PyTorch Enterprise)
- Bibliotekë ML për algoritme të avancuara
- Shumë i shkallëzueshëm dhe efikas
- I mirë për deploy në prodhim
Sugjerim: Për modele në prodhim.
HuggingFace (vs. OpenAI API / Google Vertex AI)
- Platformë për modele NLP të gatshme
- Transformers, Colab, komunitet aktiv
Sugjerim: Për modele të avancuara në prodhim.
Për Profesione të tjera
Mjetet e specializuara për arkitektë, urbanistë, planifikues dhe krijues vizualë. Industria e dizajnit ishte e bllokuar nga softuerët shumë të shtrenjtë si Autodesk. Blender nisi si një projekt i shpëtuar nga komuniteti dhe u kthye në një lider botëror. Po ashtu, QGIS ofroi një alternativë falas ndaj ArcGIS, duke e bërë analizën gjeohapësinore të qasshme për universitete dhe organizata të vogla.
Blender (vs. Autodesk 3ds Max / Maya)
- Modelim dhe animacion 3D
- Simulime (zjarr, ujë, tym)
- Renderim i avancuar
- Komunitet i madh kreativ
Sugjerim: Për arkitekturë, animacion, lojëra, planifikim.
QGIS (vs. ArcGIS)
- Shikon, analizon dhe editon të dhëna gjeohapësinore
- Plugins dhe integrime të shumta
- Mbështetje për raster, vektor dhe database
Sugjerim: Për geo, transport, mjedis.
Komunitetet
Open-source nuk është vetëm kod – është kulturë. Një përkthyes nga Tirana, një dizajner nga Berlini dhe një zhvillues nga Nairobi mund të kontribuojnë në të njëjtin projekt. Dhe kjo është e fuqishme.
Sfidat më tej
E ardhmja e open-source nuk është pa dilema:
- Financimi i projekteve dhe motivimi i zhvilluesve është ende një plagë.
- Korporatat e mëdha ndonjëherë e përdorin kodin e hapur pa dhënë kontribut mbrapsht.
- Siguria mbetet sfidë kur miliona njerëz varen nga projekte që kanë vetëm disa mirëmbajtës.
- Përfshirja e përdoruesve jo-teknikë është e nevojshme që lëvizja të mos mbetet vetëm për geek-ët.
Por pavarësisht këtyre sfidave, filozofia e “free as in freedom” është një nga arritjet më të mëdha të teknologjisë moderne. Ajo na kujton se liria digjitale është po aq e rëndësishme sa liritë e tjera në jetën tonë.
Shënim!
Ky dokument është vazhdimësi e dy prezantimeve të mëparshme të IB-Tech mbi mjetet me kodburim të hapur:Open-Source Tools (4.1 MB) - nga @pomodoren, @IlliryanEagle (IT, General), @Gazidedjadoni (Cyber, Web), @Anisa (Cyber, Web), @Eneda (Cyber), @Gresa (Arch Support)
How governance shapes software (2.8 MB)















