Përshëndetje të gjithëve,
Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë në Zvicër (Albanian Engineering of Switzerland) organizon në mënyrë të vazhdueshme dhe periodike webinare, me qëllim ndarjen e njohurive dhe përvojave midis shqiptarëve. Webinari i radhës do të mbahet sot, nga ora 19:00 deri në 20:00, me temën: “Hekurudha Durrës–Prishtinë”.
Ky webinar është veçanërisht relevant për inxhinierët e ndërtimit, arkitektët, ekonomistët, por jo vetëm. Të gjithë të interesuarit mund ta ndjekin webinarin përmes linkut të mëposhtëm.
Gjithë të mirat,
Emiljano Hoxha