Rolet
Vendimmarrja në IllyrianBrains bazohet në parime të autonomisë, përfaqësimit dhe kontributit vullnetar.
Organizatorët veprojnë në mënyrë autonome në qytetet e tyre, duke organizuar aktivitete dhe duke sjellë në fokus sfidat dhe mundësitë lokale. Roli i tyre përfshin dhe moderimin dhe zhvillimin e komunitetit.
Përfaqësuesit caktojnë strategjinë dhe japin direktiva të përgjithshme mbi organizimet, dhe marrin përsipër problematika të përbashkëta për grupet.
Ekipet mbështetëse përqendrohen në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetit në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme.
Kontribuesit mund të marrin pjesë në vendimmarrje me anë të propozimeve direkte, duke sugjeruar ndërhyrje organizative apo përmbajtjeje.
Propozimet
Propozimet nga anëtarët e komunitetit vlerësohen fillimisht në nivel lokal, në varësi të natyrës dhe përmbajtjes së tyre. Nëse një propozim mund të ketë ndikim pozitiv në të gjithë rrjetin, ai kalon për shqyrtim te Përfaqësia.
Personat që propozojnë pritet që ta ndjekin adaptimin e propozimit, si duke kontribuar që të krijohen nisma apo mini-ekipe.
Rrjeti organizohet në mënyrë vullnetare, që e bën shpeshherë pranimin dhe aplikimin propozimeve të ngadaltë. Gjithësesi, propozimet ruhen në forum, dhe nëse ka kapacitet nga komuniteti ato aplikohen.