Fushata informuese
Problematikat sot
- A është kompromentuar e-maili juaj? Kontrolloni tek https://haveibeenpwned.com/.
- Keni dy-tre fjalëkalime të ngjashme? Ndryshojini tani.
- Keni një fjalëkalim për disa shërbime? Aktivizo OTP dhe 2FA.
- Nuk keni backups të enkriptuara? Enkriptojini tani.
- Si mund të përdor AI në kontekstin profesional? Përdorni modele lokale.
- Si mund ti shmangem platformave që shfrytëzojnë vëmendjen time për të shitur produkte që si dua? Gjej platforma etike.
Cilin AI chatbot të përdor?
- Info që kalon nga chatgpt apo të ngjashme, përveçse produkte të reja dhe të pa testuara plotësisht, përdoren për trajnim të vetë modeleve. Të dhënat tuaja përdoren dhe mund të ndahen në një moment të dytë.
- Për profesionistët e tech, mund të përdorni disa prej modeleve open-source, siç edhe shpjegohet në linkun e Privacy Guides on AI.
- Të gjithë mund të shkarkojnë dhe përdorin modele të ndara nga kompani të ndryshme për publikun që t’i përdorin në privatësinë e tyre, psh:
- Për zhvillues por edhe për eksplorues, mund të përdorni modele dhe mjete open-source për të gjeneruar imazhe apo video.
Përdorimi i platformave sociale.
- Heqja e moderimit nga platformat si Facebook, Twitter/X, Instagram, dhe të ngjashme do të rrisë polarizimin. Gjeni alternativa të deçentralizuara (si Mastodon apo Pixelfed).
- Ndryshoni aplikacionet e komunikimit në Whatsapp/Telegram meqë këto platforma ndajnë të dhëna apo metadata me kompani mbi çdo aktivitet tuajin. Përdorni Signal.
Praktika të mira
- Përditësoni sistemet dhe softuerët për të shmangur dobësitë e sigurisë.
- Përdorni fjalëkalime të forta (min. 12 karaktere, kombinim shkronjash, numrash, simboleve) dhe mos i ripërdorni.
- Aktivizoni autentikimin me dy faktorë (2FA) për siguri shtesë.
- Shmangni email-et phishing – mos klikoni linke të dyshimta.
- Bëni kopje rezervë të rregullta në pajisje fizike dhe cloud.
- Edukoni veten dhe të tjerët mbi kërcënimet dhe praktikat më të mira.
- Ndërroni fjalëkalimet çdo 3-6 muaj.
- Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim për të gjitha llogaritë, përdorni fjalëkalime unike për secilën llogari (p.sh. me ndihmën e një menaxheri fjalëkalimesh).
- Ndryshojini kredencialet default, ndryshoni fjalëkalimin dhe emrin e përdoruesit të paracaktuar për routerin, Kamerait IP, paisjet smart dhe cdo pajisje tjetër. Mos lini "admin/admin"ose fjalëkalime të paracaktuara.
- Fikni gjeolokacionin dhe ulni ekspozimin në rrjetet sociale.
- Mos ndani informacion konfidencial me persona të tretë.
- Jepni akses vetëm kur është i nevojshëm, p.sh. për kamerën, mikrofonin, GPS-in vetëm kur aplikacioni e kërkon për funksionimin e tij.
- Kontrolloni lejet e aplikacioneve dhe hiqni ato që nuk ju duhen më.
- Kini kujdes çfarë ndani në rrjetet sociale, mos postoni shumë informacione personale.
- Mos aksesoni një Wi-Fi të pasigurtë ose falas, sidomos në pasijet e punës.
Referenca: 7 steps to digital security by EFF
Informohuni.
Mund të informoheni më në detaje në faqe dhe lëvizje që merren me privatësinë. Aty mund të gjeni arsyet, problematikat, dhe mënyrat e parandalimit. Info orientuese:
Profesionistët në fushën e cyber mund të kontribuojnë në materialin e ndarë në github të privacyguides.org, që është një dokument i hapur për ekspertët.
Këshillë!
Informohuni vazhdimisht mbi sigurinë kibernetike/digjitale. Jini në dijeni të riskut në punën tuaj, dhe merrni masa aktive për tu mbrojtur.
Info!
Gjeni një komunitet që diskuton mbi parandalimin dhe mbrojtjen e privatësisë në linkun https://discuss.privacyguides.net/. Shikoni si komuniteti përdor një forum si forumi i IllyrianBrains.
Mjete të dobishme
Nuk është e lehtë të ruash sigurinë dhe privatësinë në të njëjtën kohë. Nëse ka aplikacione që përdoren në masë, ato janë shpeshherë të testuara mirë, mirëpo mbartin dhe lëvrimin e të dhënave si pjesë të produktit. Këtu vijnë në ndihmë mjetet me kodburim të hapur - të cilat janë shpesh etike dhe të kontrolluara nga një komunitet i kujdesshëm.
Shfletues & Plugins
- Mozilla Firefox, Brave për privatësi më të lartë se Chrome.
- Safari për iOS është gjithashtu i sigurt.
- DuckDuckGo për të lundruar privatisht në internet.
- Extensions: uBlock Origin, bllokues reklamash dhe gjurmuesish.
VPNs (Rrjete Private Virtuale)
- ProtonVPN open-source, enkriptim i fortë, opsion falas.
- Mullvad VPN privatësi e lartë, nuk kërkon email.
- OpenVPN open-source, fleksibilitet maksimal.
Mjete të përditshme
Password managers
- Bitwarden, ProtonPass open-source, të përdorshëm.
- 1Password nuk është open-source, por ka design goxha të mirë.
- Përdorni 2FA për ti aksesuar këto mjete.
- Mos ruani karta krediti apo informacione tepër sensitive. Ka ndodhur që menaxherët e fjalëkalimeve janë hakuar.
- Mos përdorni menaxherët e fjalëkalimeve në browser/shfletues.
Referenca:
Komunikimi
Shpesh kultura ndan informacione që janë shumë të vlefshme për tu informuar herët mbi koncepte të rëndësishme të anës profesionale te sigurisë online. Këto gjenden në materiale multimedia apo dhe në dokumentacion publik.
Filma
- Sneakers (1992) – Një thriller mbi testuesit e sigurisë.
- Hackers (1995) – Një kult klasik mbi hakerët e rinj.
- The Matrix (1999) – Realiteti virtual dhe siguria e informacionit.
- Live Free or Die Hard (2007) – Një sulm kibernetik shkatërron infrastrukturën amerikane.
- Blackhat (2015) – Një haker bashkëpunon me FBI-n për të ndaluar një sulm global.
- Unlock (2020) - një thriller korean që trajton çështjet e privatësisë digjitale dhe rreziqeve nga hackimi përmes telefonave celularë
- Më shumë tek IMDB Cybersecurity Movies List.
Dokumentarë
- The Secret History Of Hacking (2001)
- We Are Legion (2012) – Historia e grupit Anonymous.
- The Internet’s Own Boy (2014) – Historia e Aaron Swartz.
- Zero Days (2016) – Virusi Stuxnet dhe lufta kibernetike.
- The Great Hack (2019) – Skandali Cambridge Analytica.
- Cyberwar (2020, VICE) – Analizë mbi luftën kibernetike.
Sulme të famshme kibernetike
- WannaCry (2017) – Sulm ransomware global.
- SolarWinds Attack (2020) – Sulm në infrastrukturën qeveritare.
- Colonial Pipeline (2021) – Sulm ransomware që ndaloi furnizimin me karburant në SHBA.
- Equifax Breach (2017) – Të dhënat e 147 milionë njerëzve u ekspozuan.
- Target Data Breach (2013) – 40 milionë karta krediti të vjedhura.
- ILOVEYOU Virus (2000) – Virusi përmes email-it infektuan 50 milionë kompjuterë.
Kontribues
- @pomodoren - IB-Berlin,
- @Gazidedjadoni - IB-Milano,
- @Erjon - IB-Dusseldorf,
- @Anisa - IB-South England,
- … bashkohu dhe ti.
Mohim i përgjegjësisë!
Materiali në këtë postim është vetëm për informim bazik të rrjetit. IllyrianBrains nuk marrin përsipër asnjë përgjegjësi në lidhje me përdorimin tuaj të mjeteve. Këshillohuni me profesionistë për rastin tuaj specifik.


