Rregullorja e IB-Berlin Bookclub

:information_source: Ky është përshkrimi i grupit të librit në Berlin.

Mirë se vini në këtë hapësirë të dashamirësve të librave! Këtu ndajmë pasionin për leximin dhe mblidhemi që të diskutojmë librat e përzgjedhur.

:pushpin: Rregullat tona:

:check_mark: Respekt dhe kulturë komunikimi
:check_mark: Qëndrojmë në temë – letërsia është në qendër
:cross_mark: Asnjë fyerje ose spam
:cross_mark: Asnjë reklamë që nuk ka lidhje me librin dhe letërsinë

:date: Leximi i muajit: Takimet bëhen çdo muaj, në një datë që vendoset nga pjesëmarrësit në takim. Librin aktual të muajit që pritet të diskutohet e gjeni ne foto profili të grupit.

:speech_balloon: Pjesëmarrësit në diskutimin e librit: Para çdo takimi hapet një votim ku çdo anëtarë i grupit mund të votojë për të marrë pjesë.

:red_exclamation_mark:Kushti i vetëm për pjesmarrje është leximi i librit. Ka tolerime për personat që vijnë për herë të parë në një takim të grupit.

:round_pushpin:Vendi takimit: Vendoset pak ditë para takimit në varësi të stinës, kohës dhe numrit të pjesëmarrësve që kanë votuar paraprakisht. Gjithashtu dhe ora.

:open_book: Gjuha e dikutimit: Librat mund të lexohen në gjuhën e preferuar nga secili, por diskutimet janë gjithmonë në gjuhën shqipe.

:books: Libri i radhës:

  • Propozimet bëhen nga personat që kanë votuar për të qenë prezent në takim ( në një exel që postohet pak ditë para takimit tek ky grup). Propozimet duhet të shtohen deri një ditë para takimit.

  • Gjatë takimit, gjithë pjesmarrësit votojnë librat e propozuar dhe zgjidhet si libër i rradhës, libri me më shumë vota.

  • Personi që ka propozuar librin që zgjidhet për takimin e radhës, merr, nëse dëshiron, rolin e moderatorit të diskutimit pasardhës dhe bën gjithë postimet që lidhen me takimin e ardhshëm tek ky grup