Përfshirja sa më e gjerë

Përfshirja është baza e rrjetit IllyrianBrains. Ne besojmë se rritja dhe bashkëpunimi ndodhin më mirë kur njerëz me rrugëtime të ndryshme profesionale, familjare dhe kulturore bashkohen për të ndarë dije, përvoja dhe pyetje të hapura.

Vlerësojmë çdo kontribut, veçanërisht nga:

  • Studentë, që sjellin energji, ide të reja dhe dëshirë për të ndërtuar ura mes akademisë dhe praktikës.
  • Familje të reja, që sjellin perspektiva të çmuara mbi menaxhimin e kohës, përkushtimin dhe përparësitë në një fazë të ndjeshme të jetës.
  • Profesionistë në tranzicion, që guxojnë të riformulojnë rrugën e tyre - duke kaluar nga një fushë në tjetrën, ose duke rifilluar pas një pauze.
  • Personat me rrënjë shqipfolëse, edhe nëse nuk e ndjejnë shqipen si gjuhën e parë - tek ne, origjina është pikë lidhjeje, jo kriter përjashtimi.
  • Pjesëmarrës në trajnime profesionale, që kërkojnë rrjete ku mund të zhvillohen më tej dhe të ndajnë dijen në rritje.

Si e ndërtojmë përfshirjen?

Përfshirja është një proces i vazhdueshëm që e mbajmë të hapur. E fillojmë me një organizim sa më transparent dhe një përfaqësi që përpiqet të pasqyrojë larminë e zërave brenda komunitetit. Çdokush që jep kontribut - qoftë një pyetje në forum, një mendim i ndarë në takim, apo një përvojë personale - është pjesë aktive e këtij rrjeti dhe e vlerësojmë hapur.

Për ata që ndodhen në kushte më sfiduese, përpiqemi të ofrojmë mbështetje përmes materialeve praktike apo nismave që e bëjnë pjesëmarrjen më të lehtë dhe më të mundshme. Besojmë se kultura dhe origjina jonë ka vlera përfshirëse që mund të jenë një bazë e fortë për një komunitet që vlerëson.

Dhe ky komunitet ka pasur fatin të mbledhë njerëz nga shumë fusha të ndryshme, që vijnë me perspektiva unike. Për ne, kjo nuk është thjesht shumëllojshmëri - është arsyeja pse ky rrjet ka mundësinë të ndryshojë diçka modestisht në jetën e pjesëmarrësve.

3 Likes