Mirësevini në Suedi


Mirëseerdhët! :tada: Ky informacion mbi Suedinë është mbledhur në kuadër të nismës Atlas të Illyrian Brains. Kjo nismë ka për qëllim orientimin e shqiptarëve, dhe nuk zëvendëson në asnjë mënyre burimet zyrtare.



View Larger Map



1. Përditshmëria

Kjo pjesë mbulon aspektet praktike të jetesës në Suedi - që nga banesa, transporti publik, shëndetësia, pagesat dhe rregullat e përditshme.


🏙️ Banesa

Gjetja e banesës në Suedi mund të jetë një nga sfidat më të mëdha, sidomos në qytete të mëdha si Stockholm, Göteborg dhe Malmö.

Llojet kryesore të banesave:

  • Hyresrätt – banesë me qira. Nuk e zotëron pronën, por paguan qira mujore.
  • Bostadsrätt – apartament që blihet dhe ku paguan një tarifë mujore për shoqatën e banesës.
  • Andrahand – qira nga një person që ka kontratën kryesore (second-hand rental). Shumë të sapoardhur fillojnë kështu.

Këshilla:

  • Në qytetet e mëdha mund të ketë lista pritjeje për banesa me qira.
  • Kontrolloni gjithmonë kontratën dhe mos dërgoni para pa verifikuar pronarin.
  • Në fillim shumë njerëz zgjedhin:
    • dhomë me qira
    • apartament të përkohshëm
    • ndarje banese

Faqe të dobishme për kërkim banese:


🏙️ Financiare

Jeta në Suedi mund të jetë e kushtueshme, sidomos në qytetet e mëdha, por sistemi është shumë i organizuar dhe shumica e pagesave bëhen elektronikisht.

Për të filluar jetën në Suedi zakonisht nevojiten:

  • Personnummer – numri personal suedez (zakonisht merret përmes punës, studimeve ose qëndrimit të regjistruar), https://www.skatteverket.se/
  • Bankkonto – llogari bankare suedeze
  • BankID – identifikim elektronik për shërbime online (merret përmes bankës)

:money_with_wings: Kosto mesatare mujore

Për një person që jeton vetëm:

  • Stockholm: rreth 20,000–28,000 SEK/muaj
  • Malmö: rreth 16,000–22,000 SEK/muaj

:house: Qiraja (Hyra)

Çmimet ndryshojnë sipas llojit të kontratës:

  • Förstahandskontrakt – kontratë direkte me kompaninë e banesës (zakonisht më e lirë, por më e vështirë për t’u marrë)
  • Andrahandskontrakt – qira nga një person që ka kontratën kryesore

Shembuj:

Stockholm:

  • Garsoniere / apartament 1 dhomë: 10,000–18,000 SEK/muaj
  • Dhomë me qira: zakonisht nga 5,000 SEK+

Malmö:

  • Garsoniere / apartament 1 dhomë: 7,000–12,000 SEK/muaj

:shopping_cart: Ushqimi (Mat / Groceries)

Nëse gatuani shumicën e vakteve në shtëpi dhe hani jashtë vetëm herë pas here:

  • Stockholm dhe Malmö: rreth 3,500–5,000 SEK/person në muaj

:train: Transporti

Stockholm:

  • Karta mujore SL (metro, autobusë dhe trena lokalë pa limit): rreth 1,020 SEK/muaj

Malmö:

  • Karta mujore Skånetrafiken: rreth 650–850 SEK/muaj

:globe_with_meridians: Internet dhe energjia (Internet & Utilities)

Mesatarisht:

  • Stockholm dhe Malmö: rreth 700–1,500 SEK/muaj

Përfshin:

  • internet fiber: rreth 300–450 SEK/muaj
  • energji elektrike dhe shpenzime të tjera

Shënim:

  • Ngrohja dhe uji shpesh janë të përfshira në qira, por varet nga kontrata.

:shield: Sigurimet (Försäkringar)

Sigurimi i banesës (hemförsäkring) është shumë i rekomanduar kur ke pronen .

  • Rreth **200–400 SEK/muaj **
🏙️ Punësimi dhe diploma

Për të gjetur punë në Suedi ndihmojnë:

  • eksperienca profesionale
  • CV në format suedez/ndërkombëtar
  • njohja e gjuhës suedeze
  • rrjeti profesional

Diplomat nga jashtë mund të duhet të vlerësohen nga autoritetet suedeze.

Faqe të dobishme për punë:

🏙️ Pagesa dhe përfitime

Më të zakonshmet:

  • kartë bankare
  • aplikacione pagese
  • transferta bankare

Përfitime sociale mund të përfshijnë:

  • mbështetje për fëmijë
  • pushim prindëror
  • ndihma sociale sipas kushteve
  • mbështetje gjatë papunësisë
🏙️ Shëndeti dhe urgjenca

Sistemi shëndetësor suedez financohet kryesisht nga taksat. Kjo do të thotë që pjesa më e madhe e kostove të kujdesit shëndetësor mbulohet nga shteti dhe rajonet.

Në Suedi ekziston një sistem me kufij vjetorë të pagesave (högkostnadsskydd), që mbron qytetarët nga shpenzime shumë të larta.

  • Për vizita mjekësore dhe trajtime shëndetësore, një person zakonisht paguan vetëm një pjesë të kostos deri në një limit vjetor (rreth 1,100 SEK, varësisht nga rajoni dhe rregullat aktuale).
  • Edhe nëse një person ka nevojë për operacion ose trajtime më të mëdha, pjesa më e madhe mbulohet nga sistemi publik.
  • Për medikamente ekziston gjithashtu një limit vjetor (rreth 2,000 SEK), pas të cilit shteti mbulon pjesën më të madhe të kostove sipas sistemit të rimbursimit.

Suedia ka një sistem shëndetësor me standarde të larta dhe profesionistë shumë të kualifikuar. Mjekët dhe kirurgët suedezë kanë reputacion të mirë ndërkombëtar dhe vendi është i njohur për ekspertizën në shumë fusha mjekësore, kërkimin shkencor dhe teknologjinë shëndetësore.

  • Vårdcentral – qendër shëndetësore për vizita normale
  • 1177 – këshilla shëndetësore dhe informacion mjekësor
  • 112 – urgjenca

Fëmijët kanë kontrolle dhe kujdes shëndetësor të rregullt.

🏙️ Transporti

Transporti publik është shumë i zhvilluar.

Përdoren:

  • autobusë
  • metro
  • tramvaj
  • trena

Në qytete shumë njerëz përdorin aplikacione për bileta dhe planifikim udhëtimi.

🏙️ Aplikacione, markete

Aplikacione të rëndësishme:

  • BankID
  • aplikacioni I bankës
  • aplikacioni i transportit lokal
  • aplikacione për blerje online

Marketet kryesore:

  • ICA
  • Coop
  • Willys
  • Lidl
🏙️ Drejtimi dhe makina

Nëse vini me makinë:

  • kontrolloni nëse patenta juaj mund të përdoret në Suedi
  • mund të nevojitet konvertim i patentës
  • në dimër përdoren goma dimërore (vinterdäck)

Kostot përfshijnë:

  • sigurimin
  • servisin
  • karburantin/el
  • parkimin



2. Emigrimi

Përmbledh informacionin bazë për ardhjen në --SHTETI–: dokumentacionin, llojet e lejeve të qëndrimit, sigurimin shëndetësor dhe regjistrimin në qytet.


🛂 Regjistrimi i banimit

Regjistrimi i banimit bëhet në Skatteverket (Agjencia Suedeze e Tatimeve).

Për regjistrim zakonisht nevojitet:

  • adresë banimi në Suedi
  • dokument identifikimi
  • dokumente që dëshmojnë arsyen e qëndrimit (p.sh. punë, studime, familje)

Pas regjistrimit, merrni akses në shumë shërbime publike dhe administrimi juaj në Suedi bëhet më i lehtë.

🛂 Numri tatimor, sigurimi

Edhe kjo procedurë bëhet përmes Skatteverket.

Për personat që vijnë për punë ose studime, aplikimi bëhet zakonisht me:

  • kontratë pune (anställningsavtal)
  • dokumente studimi (studieintyg)
  • dokumentet personale

Nëse plotësohen kushtet, procesi mund të marrë disa javë (shpesh rreth 4 javë, por koha mund të ndryshojë).

Personnummer është shumë i rëndësishëm sepse përdoret për:

  • bankë
  • BankID
  • shërbime shëndetësore
  • kontrata dhe shërbime të tjera
🛂 Leja e qëndrimit

Leja e qëndrimit aplikohet përmes Migrationsverket (Agjencia Suedeze e Migracionit).

Për shumë raste pune ose studimi kërkohen:

  • kontratë pune në Suedi, ose
  • pranim në studime

Në shumë raste aplikimi bëhet para hyrjes në Suedi.

Për aplikantët nga Shqipëria, procedurat konsullore mund të përfshijnë ambasadën suedeze që mbulon aplikimet (p.sh. përmes ambasadës suedeze në Shkup).

Ka edhe juristë dhe avokatë shqiptarë në Suedi që mund të ndihmojnë me çështje emigracioni dhe dokumentacioni.

🛂 Leja e përhershme

as disa viteve me leje pune mund të keni mundësi të aplikoni për leje të përhershme.

Për personat me leje pune zakonisht merret parasysh:

  • periudha e punës në Suedi
  • kushtet e punës dhe të ardhurat
  • qëndrueshmëria ekonomike
  • përmbushja e kërkesave të Migrationsverket

Nëse keni ndërruar punë gjatë viteve, zakonisht është e rëndësishme që puna të ketë qenë brenda fushës/kategorisë së lejes dhe të ketë respektuar kushtet e kërkuara.

Këshilla:

  • Merrni pushimet e detyrueshme sipas rregullave suedeze (semester – zakonisht minimumi 20 ditë pushim të paguar në vit).
  • Shmangni qëndrimet shumë të gjata jashtë Suedisë (p.sh. mbi 6 muaj), sepse mund të ndikojnë në vlerësimin e qëndrimit tuaj.
🛂 Marrja e shtetësisë

Pasi të plotësohen kushtet për qëndrim afatgjatë, mund të aplikoni për shtetësi suedeze përmes Migrationsverket.

Në shumë raste kërkohet:

  • rreth 5 vite qëndrim në Suedi
  • qëndrim i rregullt dhe I ligjshëm
  • përmbushja e kërkesave të tjera sipas situatës personale

Gjithmonë kontrolloni rregullat më të fundit në:
https://www.migrationsverket.se

🛂 Njohja e diplomave

Për diplomat e marra jashtë Suedisë ekziston mundësia e vlerësimit të tyre.

Shërbimi kryesor është:

UHR – Universitets- och högskolerådet
(Agjencia Suedeze për Arsimin e Lartë) https://www.uhr.se

Ata mund të vlerësojnë diplomat universitare dhe të japin informacion për ekuivalencën e tyre në sistemin suedez.

Për profesione të rregulluara (p.sh. mjekë, infermierë, mësues) mund të kërkohet gjithashtu licencim nga autoriteti përkatës.

🛂 Këshillim ligjor dhe emigracion

Burimi zyrtar kryesor për informacion është:

Migrationsverket.se

Aty gjeni informacion për:

  • lejet e qëndrimit
  • punën
  • studimet
  • shtetësinë
  • familjen

Për raste më komplekse mund të kërkohet ndihmë nga juristë ose avokatë. Ekzistojnë edhe profesionistë shqiptarë në Suedi që ofrojnë mbështetje ligjore.

Na kontaktoni nëse keni nevojë për kontakte të rekomanduara.



3. Integrimi

Ky seksion fokusohet te gjuha, kultura, rregullat shoqërore dhe mundësitë për t’u përfshirë në komunitet. Ai ndihmon në kuptimin dhe pjesëmarrjen aktive në shoqëri.


📌 Gjuha --SHTETI--

Gjuha zyrtare është suedishtja (svenska) dhe mësimi i saj është një nga hapat më të rëndësishëm për integrim.

  • Suedishtja është gjuhë gjermanike, prandaj ka ngjashmëri me anglishten dhe gjermanishten (sidomos në fjalor dhe strukturë), por ka një shqiptim më melodik.
  • Pothuajse të gjithë suedezët flasin anglisht shumë mirë, prandaj shumë të huaj në fillim jetojnë dhe punojnë vetëm me anglisht, sidomos në kompani ndërkombëtare, IT, inxhinieri dhe fusha akademike.
  • Megjithatë, shumë emigrantë që nuk e mësojnë suedishten kanë më pak mundësi për punë lokale, integrim social dhe për të kuptuar më mirë shoqërinë.

Burime të dobishme për të mësuar suedisht:

  • SFI (Svenska för invandrare) – kurse falas për shumë të sapoardhur përmes komunës.
  • Easy Swedish – materiale të thjeshtuara për fillestarë.
  • YouTube – shumë kanale për dëgjim, shqiptim dhe mësim gradual.
  • Duolingo – aplikacion për të mësuar bazat e gjuhës.
  • SwedishPod101 – mësime online për fillestarë.

Këshillë: Në fillim mund të funksiononi me anglisht, por mësimi i suedishtes hap më shumë dyer për punë, miqësi dhe një jetë më të plotë në Suedi.

📌 Rregulla dhe sjellje

Shoqëria suedeze vlerëson:

  • respektin për kohën (att passa tiden)
  • barazinë dhe pavarësinë
  • komunikimin direkt por të sjellshëm

Planifikimi dhe respektimi i marrëveshjeve janë shumë të rëndësishme.

📌 Për studentët

Suedia ka universitete me standarde të larta dhe shumë programe në anglisht.

  • Studentët mund të përfshihen në aktivitete universitare dhe organizata studentore.
  • Është mundësi e mirë për të krijuar rrjet social dhe profesional.
  • Aplikimet për studime bëhen përmes: https://www.universityadmissions.se
📌 Rrjetet profesionale

Në Suedi shumë mundësi pune vijnë përmes rrjetit profesional.

  • Përdorni platforma si LinkedIn edhe IllyrianBrains.
  • Merrni pjesë në evente, kurse dhe komunitete profesionale.
📌 Kultura dhe jeta sociale

Kultura suedeze vlerëson balancën mes punës dhe jetës personale.

  • Fika (pushim social me kafe dhe diçka të ëmbël) është pjesë e rëndësishme e kulturës.
  • Aktivitetet në komunitet ndihmojnë për të krijuar kontakte.
📌 Natyra dhe aktivitetet në ajër të pastër

Suedezët kanë lidhje të fortë me natyrën (friluftsliv).

  • Shëtitjet, biçikleta, kampingu dhe sportet në natyrë janë shumë të zakonshme.
  • Natyra është pjesë e rëndësishme e stilit të jetesës në Suedi.



4. Kontakte

Ofron informacion mbi ambasadat shqiptare, kosovare dhe maqedonase në --SHTETI–. Është pika e lidhjes me përfaqësuesit zyrtarë dhe komunitetin shqiptar.


Përfaqësimi Diplomatik

Ambasadat ofrojnë ndihmë për dokumente, identifikim dhe çështje konsullore.

  • Ambasada e Shqipërisë në Suedi
  • Ambasada e Kosovës në Suedi
  • Përfaqësimi i Maqedonisë

Kontaktet dhe shërbimet gjenden në faqet zyrtare të ambasadave.

Proçedurat e emigrimit nga Shqiperia

Proceset kryesore lidhen me:

  • lejen e qëndrimit për punë ose studime
  • aplikimin përmes Migrationsverket
  • dorëzimin e dokumenteve në ambasadën suedeze kur aplikohet nga jashtë vendit

Informacioni zyrtar: https://www.migrationsverket.se

Shërbime nga biznese shqiptare

Në Suedi ekziston një komunitet shqiptar që ofron shërbime të ndryshme.

  • ndihmë me dokumente dhe përkthime
  • shërbime ligjore dhe konsulence emigrimi
  • biznese lokale (ushqim, transport, shërbime)

Kontakti me komunitetin mund të ndihmojë në integrim dhe orientim në fillim.




:information_source: Info! Në formë të ngjashme me nismën Atlas, mund të gjeni info në faqet e mëposhtme (faqe në suedisht apo anglisht):

  • shembull 1
  • shembull 2