Pershkrim
Malta është vendi me i vogël anëtar i BE. Ajo përbëhet nga tre ishuj , Malta, Gozo dhe Comino dhe konsiderohet gjithashtu një nga vendet më të populluara në botë. Malta ka nje klimë të ngrohtë, rreth 300 dite me djell, verat janë të nxehta dhe të thata, vjeshtat janë të ngrohta dhe të shkurtra dhe dimrat janë mjaft të butë. Temperaturat e ditës rrallë bien nën 10ºC, dhe temperaturat e verës janë zakonisht mbi 30ºC. Gjuha Maltese dhe Anglishtja jane 2 gjuhet zyrtare. Italishtja eshe pse nuk eshte nder gjuhet zyrtare flitet rrjedhshëm nga 70% e popullatës.
![]()
Shenim!
Nga viti 2004 Malta eshte pjese e BE, me pashaporte Shqiptare mund te vizitoni dhe të qëndroni në Maltë deri në 90 ditë në nje periudhe 180 ditë. Nëse doni të punoni në Maltë, duhet të pajisesh me leje pune (work permit).
Eshte e mundur të hyni në Maltë me pashaportë dhe brënda periudhës 90 ditore të aplikoni për leje pune.
View Larger Map
1. Emigrimi
1.1. Residenza / Lejet e lidhura me punësimin
Shtetasit Shqiptare i nevojitet një leje qëndrimi për t’u punësuar në Maltë. Hapi i parë në kualifikimin për punësim është të kesh një ofertë punësimi nga një punëdhënës në Maltë.
Një leje qëndrimi në bazë të punësimit lëshohet dhe mbetet e vlefshme nëse kriteret kryesore mbi të cilat është pranuar, vazhdojnë të përmbushen, pra emërtimi specifik , punëdhënësi dhe kohëzgjatja. Ky informacion shtypet edhe në kartën e qëndrimit të lëshuar dhe mbajtur nga shtetasi Shqiptar.
Shenim!
Nëse kriteret ndryshojne, mbajtësi i lejes është i detyruar me ligj të informojë Njësinë e Emigrantëve Home Page - Identità (gov.mt)
Lejet e qëndrimit lidhur me punësimin ndahen ne 4 kategori, si me poshte.
Lloji i Lejes | Pershkrim dhe shenime | Udhezime dhe dokumenta |
---|---|---|
Leje e përkohshme (Single Permit) | Leje e tipit të përkohshëm e cila autorizon shtetasit e vendeve të treta të banojnë ligjërisht dhe të marrin punë në Maltë për një periudhë të përcaktuar prej mbi 6 muajsh, e cila mund të rinovohet më tej. | Expatriates Unit Single Permit - Documents Required - Identità (gov.mt) |
Vetëpunësimi (Self Employment) | Expatriates Unit Employment Related Permits - Employment/Self Employment - Identità (gov.mt) | |
Punësim me më pak se gjashtë (6) muaj | Ju mund të hyni, të banoni dhe të punoni në Maltë për një periudhë prej më shumë se tre muajsh si transferim brenda korporatës (Shqiperi - Malta) nëse jeni menaxher, specialist ose stazhier. | Expatriates Unit Non-EU Nationals - Intra-Corporate Transferee Workers - Identità (gov.mt) |
Punonjes me kualifikime te larta /Blue Card | Duhet të ketë një kontratë pune për kualifikime të tilla më të larta profesionale për një periudhë minimale prej 1 viti. Në mënyrë që kërkesa të pranohet paga duhet të jetë (1.5 x paga mesatare bruto vjetore) në Maltë. Paga mesatare botohet nga zyra e Statistikave Kombëtare në sondazhin e forcës së punës. | Expatriates Unit Employment Related Permits - Highly Qualified Individuals - Identità (gov.mt) |
![]()
Shenim i rendesishem!
Të gjithë shtetasit e vendeve jo anetare te BE, të cilët banojnë dhe punojnë ligjërisht në Malte, gëzojnë të drejtën për trajtim të barabartë kur bëhet fjalë për:
- kushtet e punës, duke përfshirë
- pagën,
- shkarkimin,
- shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës;
- formimi arsimor dhe professional;
- përfitime tatimore.
1.2. Punesimi
Aktiviteti ekonomik i Maltës bazohet në thelb në 4 sektorë kryesorë:
- shërbimet turistike (HoReCa),
- kompanitë e basteve (Betting) dhe IT ,
- kompanitë e shërbimeve (Financa, Banka, Auditim) dhe
- pasuri të paluajtshme (Ndërtim/Administrim i Pasurive të Paluajtshme).
Niveli i e papunësisë ne Maltë sipas te dhënave zyrtare arrin 2.9% (me i ulët ne BE).
Paga bazë për punëtorët e pakualifikuar është rreth 900 € (222€ në javë) me një të ardhur vjetore prej 11,000 € (12 paga – 2024).
Në fillim të një kontrate pune, bazuar në ligjin vendas, ekziston një periudhë prove (probation period) prej 6 muajsh në të cilën punëdhënësi ose punëmarrësi mund ta ndërpresin kontratën me 1 javë njoftim (notice period). Periudha e provës mund të jetë më e gjatë se 6 muaj pas një vendimi të përbashkët midis punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Shenim!
Për të llogaritur pagën neto përdorni linkun e mëposhtëm:
Malta Salary LINK
Shenim!
Më shumë informacion rreth të drejtat dhe detyrimet e punës mund të gjeni në faqen zyrtare
Our Mission (gov.mt)
Festat dhe Leja Vjetore
- Festat Publike – 14 ditë Pushime Publike në Maltë (Malta Public Holidays 2024 - PublicHolidays.com.mt)
- Ditë pushimi për punonjësit me kohë të plotë në vit – 24 ditë
- Sëmundja – 10 ditë
- Leje lindjeje (deri në 16 javë – 12 nga punëdhënësi dhe 4 nga shteti) me detyrimin për t’u kthyer në punë për të paktën 6 muaj pas përfundimit të lejes.
- Per raste të tjera të veçanta si Leje Prindërore (Parental), e papaguar (Unpaid), Varrim, etj janë gjithashtu në dispozicion.
1.3. Njohja e diplomes
Qendra e Informacionit për Njohjen e Kualifikimeve të Maltës (MQRIC) është organi kompetent që njeh kualifikimet nga vendet e huaja.Njohja e diplomes mund të kërkohen për arsye të ndryshme, të tilla si: për të ndjekur studime të mëtejshme, aplikim për një vend pune ose promovim, kompensim kualifikimi, zbritje tatimore, skema bursash, një leje/vizë etj
Per me shume informacione vizitoni faqen zyrtare dhe lexoni dokumentin e meposhtem:
- Academic Qualifications - Malta Further & Higher Education Authority
- Njohja e Diplomes/ Recognition-of-a-Qualification.pdf (3.0 MB)
2. Sherbime
2.1. Akomodimi
Për qendrim të përhershme në Maltë, gjetja e strehimit/akomodimit ne kohe është shumë e rëndësishme. Mund t’ju duhet shumë kohë duke kërkuar pasi kërkesa është shpesh më e madhe se oferta, duke rritur çmimet e qirasë dhe duke limituar opsionet tuaja. Kostoja e qirasë ndryshon në varësi të vendit ku ndodhet apartamenti, objekteve dhe moshës së tij.
Çmimet treguese (2023) për shtëpitë e mobiluara me 2 dhoma gjumi, në varësi të gjendjes te nderteses dhe vendndodhjes.
Zona | Perfshin | Midis |
---|---|---|
Zonat bregdetare qendrore | Msida, Gzira, Sliema, St Julians, Pembroke, Swieqi, Madliena, Pieta | €900 – €1.800 |
Rajonet qendrore | Birkirkara, Balzan, Santa Venera, Qormi, Iklin, Attard, St. Gwann, Gharghur | €800 – €1.400 |
Rajonet jugore | Marsaskala, Zabbar, Marsaxlokk, Birzebbuga, Mqabba, Luqa | €650 – €1,200 |
Rajonet veriore | Mellieha, St Paul’s Bay, Naxxar, Mosta | €750 – €1200 |
Gjatë muajve të verës për shkak të rritjes së kërkesës së turistëve, qiratë janë më të larta, kështu që do të ishte e keshillueshme të rezervoheshin shtëpitë midis Tetorit – marsit (nëse është e mundur), në mënyrë që të gjenin qira më konkurruese dhe të kishin më shumë opsione.
Kontratat kanë të paktën një vit kohëzgjatje me mundësi prej gjashtë muajsh. Shumica e apartamenteve qe leshohen me qera u jepen agjentëve (Real Estate).
![]()
Shenim i rendesishem!
Mos jepni/dërgoni një depozitë para se të shihni shtëpinë/apartamentin ose të konfirmoni se jeni duke biseduar me pronarin/realtorin zyrtar pasi ka pasur incidente të qirave të dyfishta dhe mashtrimeve.
Shenim i rendesishem!
Të jetosh së bashku me persona te tjerë në të njëjtën apartament është një ngjarje e shpeshtë dhe praktikë ligjore. Nëse jeni të interesuar, sigurohuni që të keni kontratën e qirase në emrin tuaj për kohëzgjatjen e qëndrimit dhe shumen që do të paguani.
Konfirmoni koston e energjisë elektrike dhe ujit në muaj (shih planet alternative të ujit dhe energjisë elektrike si dhe çmimet në www.arms.com.mt
Keshillohet the bini dakort që në fillim per kërkesat tuaja me pronarin në lidhje me blerjen e mobiljeve shtesë, riparimeve etj.
Gjithashtu kërkoni që të gjitha mobiljet, pajisjet dhe dëmet të regjistrohen para se të hyni zyrtarisht në shtëpi. Ne kete menyre keni te gjitha provat te merni nga pronari garancine e paguar ne nenshkrimin e kontrates.
Së fundi, konfirmoni se kontrata që nënshkruani do t’u dorëzohet në mënyrë korrekte autoriteteve përkatëse malteze (Autoriteti i Strehimit Malta Registration of a Private Residential Lease Contract (gov.mt)
Lista e Real Estate Agents
- www.franksalt.com.mt
- www.belair.com.mt
- www.perry.com.mt
- www.dhalia.com
- www.simonmamo.com
- www.sql.com.mt
- Rent Property In Malta - Long Let or Short Let | QuickLets
Grupe ne Facebook:
- Malta rent flat, apartment direct from owner | Facebook
- Rent an Apartment / Flat to Let / Share a Room in Malta | Facebook
- Rooms, flats and apartments for rent in Malta | Facebook
2.2. Transporti
Malta ka një rrjet relativisht të mirë transporti (autobus – taksi - traget), i cili shërben në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa linja autobusësh ka shërbim 24 orësh.
2.2.1. Autobusa
Autobusët fillojne nga 05.30′ deri në 23.00′ me një kosto biletash për rrugë (2.5 € 2-orëshe). Biletat shiten individualisht nga shoferi. Gjithashtu mund te blini një sërë kartash autobusi që ofrojnë tarifa të reduktuara për t’iu përshtatur nevojave tuaja (Tallinja Explore Cards €6 - €19)
Nga 1 tetori 2022, autobusët maltezë jane falas për të gjithë banorët/rezidentet me Kartën Tallinja. Karta Tallinja, për ata që nuk e dinë, është një kartë autobusi pa kontakt (contactless) dhe aplikohet online per nje kosto €30.
Register for tallinja Card - Malta Public Transport
![]()
Shenim!
Për më shumë informacion rreth itinerareve dhe orarit vizitoni linkun e mëposhtëm:
www.publictransport.com.mt
2.2.2. Taksi
Taksitë ndahen në 2 kategori:
- Të bardhët që mund t’i merrni vetëm nga qendrat perkatese (piazza) (ata nuk ndalen duke ngritur dorën) dhe-
- pjesën tjetër nëpërmjet aplikacioneve mobile dhe/ose me telefon (si radio taxis).
Çmimet e taksive të bardha zakonisht janë më të shtrenjta se pjesa tjetër dhe përcaktohen nga listat e postuara në rangje. Në radio taksitë, kostoja llogaritet në momentin që e mbyllni nga aplikacioni.
![]()
Sugjerim!
Per cmime me te lira sygjerojme te perdorni nje nga aplikacionet e meposhtme.
2.3. Shkollat
Sistemi arsimor i Maltës përbëhet nga 4 nivele,parashkollor, fillore (3 deri në 11 vjeç), e mesme e ulet (11 deri në 16 vjeç), e mesme e larte (16 deri 18 vjeç) dhe universitar. Arsimi është i detyrueshëm nga 5 deri në 16 vjeç dhe ndjek standardin anglez. Në të gjitha nivelet e arsimit të detyrueshëm, nxënësit duhet të veshin një uniformë. Ka tre lloje shkollash: publike, private dhe katolike. Viti shkollor në shumicën e shkollave fillon në fund të shtatorit.
2.3.1. Cerdhe
Malta ofron cerdhe falas permes Skemes per Kujdesin e Femijeve nga mosha 0 deri ne 3 vjec per femijet qe prindërit e të cilëve janë në punë dhe/ose në arsim. Aplikimi behem permes cerdhes qe keni zgjedhur te kujdeset per femijet tuaj dhe ju duhet të dorëzoni dëshmi të punësimit.
Liste e cerdheve ne gjithe zonat e Maltes mund ta gjini ne linkun e meposhtem:
List of Childcare Centres (gov.mt)
![]()
Shenim!
Me shume informacione rreth Skemes Falas per perkujdesjen e femijeve mund ti gjini:
Free Childcare Scheme (gov.mt)
2.3.2. Arsimi Parashkollor
Arsimi në Maltë është i detyrueshëm deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe ofrohet përmes : shkollave shteterore, shkollave katolike dhe sektorit privat.
Informacioni i meposhtem i referohet vetem shkollave shteterore:
Arsimi parashkollor nuk eshte i detyrushem dhe fillon nga mosha 2 vjec e 9 muaj deri 5 vjec. Kopshteve shtetërore disponojne nje edukatore për çdo dhjetë fëmijë të pranishëm.
Gjatë viteve të kopshtit fokusi është te loja, jo te edukimi formal.
2.3.3. Shkolla Fillore
Arsimi fillor zgjat gjashtë vjet (nga mosha 5 deri në 11 vjeç). Mësimdhënia dhe fokusohen në gjuhën malteze dhe angleze.
Të gjitha shkollat funksionojnë nga e Hëna në të Premte zakonisht nga ora 08:30 deri në 14:30.
Per prinderit qe punojne ne orar te plote ofrohet shërbimi i kujdesit pas orarit shkollor ( Klabb 3-16) për fëmijët nga mosha 3deri në 16 vjeç per nje page simbolike ( €0.80 per ore).
![]()
Shenim!
Me shume informacione mund te gjini ne linkun e meposhtem.
Klabb 3-16 After School Service
2.3.4. Shkolla e Mesme & Post Secondary
Arsimi i mesem zgjat nga mosha 11 deri në 16 vjeç dhe pas Post Secondary (Junior College).
Per 2 vitet e para (klase e 7 dhe 8) studiojnë lëndët e përgjithshme dhe vitet me pas zgjedhin lendet qe do perqendrohen.
2.3.5. Shkolla e Larte
Pas perfundimit me sukses te shkolles se mesme, mund te aplikoni ne Fakultetin qe deshironi te Universiteti te Maltes. Detaje mund te gjini ne linkun e meposhtem.
L-Università ta’ Malta
Shenim i rendesishem!
- Duhet te pakten nje prinder te jete pajisur me leje pune qe femija te mund te rregjistrohet ne shkolle shteterore.
- Transport falas ofrohet (autobuz shkolle) kur distanca nga vendi i banimit ne shkolle eshte nga 1 klm dhe lart.
- Te gjithe nxenesit (nga mosha 3 deri 16) veshin uniformen e shkolles ku perkasin.
- Prinderit nuk mund te zgjedhin shkollen per te rregjistruar femijen pasi rregjistrimi bazohet ne zonen ku banoni.
2.3.6. Shkolla Profesionale
Kolegji i Arteve, Shkencës dhe Teknologjisë i Maltës
(MCAST) është një institucion publik që ofron 180 kurse dhe programe të studimit profesional (part-time ose full-time).
Nder fushat qe mbulohen jane:
- Shendet/Infermieri
- Inxhinieri/Transport
- IT /ICT
- Turizem
- Art /Fortografi
- Administrim/Biznes
- Sherbime Sociale
Me shume informacione mund ti gjini ne linkun e meposhtem:
https://mcast.edu.mt/
2.4. Bonuse shteterore
2.4.1. Bonusi per Femije / Child allowance
Bonusi per femije eshte e vlefshme per cdo fmije nen moshen 16 vjec qe jeton ne Malte. Pagesa behet cdo 13 jave dhe shuma rrogallitet ne baze te rroges dhe kontributeve te prinderit/prinderve.
Dhe femijet qe nuk kane lindur ne Malte kane te drejten te aplikojne.
Aplikimi behet online kur jepen detaje per dokumentat qe duhet te dorezoni.
Children’s Allowance – Annual Income less than threshold - Social Security
2.4.2. In-work benefit
Bonusi In-Work ka për qëllim të ndihmojë çiftet dhe prindërit e vetëm (single parent) që janë te punesuar dhe kanë fëmijë nën moshën njëzet e tre (23) vjeç, të cilët janë ende të varur dhe jetojnë me ta.
Pagesa behet cdo 3 muaj dhe per me shume informacione mund ti drejtoheni linkut te meposhtem:
In-Work Benefit - Social Security
## 2.5. Sistemi Shendetesor
Malta ka një nivel të lartë të efektivitetit të kujdesit shëndetësor, duke u renditur e 10-ta në botë për shkak të financimit të mjaftueshëm qeveritar.
Sistemi shendetesor ndahet në sektorë publikë dhe privatë me shumicen e mjekëve të punojnë në të njëjtën kohë ne te dyja sektoret.
Sektori publik ofron shërbime mjekësore falas me një kosto nominale dhe mbulon shumicën e shërbimeve thelbësore: që nga trajtimi specialist, kujdesi emergjent, kirurgjia, kujdesi para lindjes dhe lindja e fëmijës. Megjithatë, lista e pritjes për trajtim spitalor jo-urgjent mund të jetë mjaft e gjatë.
Sektori publik shendetesor perbehet nga spitalet shteterore dhe poliklinikat.
Mater Dei Hospital ndodhet në Msida është spitali primar në shkallë kombëtare. U hap ne 2007 dhe eshte nje nder spitalet me moderne ne Europe. Per me shume informacion drejtohuni linkut te meposhtem.
Home - The Department
Poliklinika: Malta ka 8 poliklinika (7 ne Malte dhe nje ne Gozo). Përveç mjekeve të përgjithshëm dhe shërbimeve të infermierisë, ofrohen edhe shërbime të ndryshme shëndetësore të specializuara si: podiatrinë, fizioterapinë, imunizimin, terapinë e të folurit, klinikat antenatale dhe postnatale, klinikat e bebeve dhe pediatrike, klinikat e diabetit, klinikat ortopedike dhe urgjenca.
Health Centers - The Department
Sektori privat perbehet nga spitale/Klinika private dhe mjek te pergjithshem qe mund te gjini ne farmacite e ishullit. Gjithashtu është një opsion që ofron takime më të shpejta me cmime të përballueshme.
Nder spitalet me te njohura private jane: Saint James Hospitals, Da Vinci Hospital, Saint Mark’s Clinic, etj.
Shumica e farmacive ofrojne ne orare te caktuare dhe vizita me mjekun e pergjithshem /mjekun e familjes.
Shenim i rendesishem!
- Kur vizitoni nje spital apo poliklinike shteterore do tju kerkohet nje kopje e pageses se fundi nga punedhenesi (payslip) si prove qe paguani kontributet shoqerore. Nqs nuk e keni mund tju kerkohet te paguani sherbimet.
- Mater Dei eshte nje nga spitale me te medhaje ne EU dhe me paisje moderne ku 90% e mjekeve e rekomandojne ne vend te nje spitali apo klinike private.
- Vizita me mjekun e familjes ne nje Farmaci, kushton 10-15€ ne cash.
3. Extra
3.1. Kontakte te rendesishme
- Prefiksi i Maltes : +356
- Ambulanca: 112
- Spitali – Malta: 25450000
- Spital – Gozo: 21561600
- Policia: 21224001-7
- Sherbimi informativ shteteror - 153
- Ambasada Shqiptare ne Itali - +39 0686224110
3.2. Perfaqesimi Diplomatik
Shqiperia nuk ka perfaqesim diplomatik ne Malte. Te gjitha sherbimet kryhen nga Ambasada apo Konsullatat Shqiptare ne Itali.
Ambasada ne Rome - Tel: +39 0686224110
Konsullata ne Bari - Tel: +39 080 5727647
Konsullata ne Milano - Tel: +39 02 80 51265