Mirësevini në IB-Zürich

Illyrian Brains Zürich është një iniciativë komunitare dinamike dhe gjithëpërfshirëse, e krijuar për të bashkuar profesionistë, studentë, krijues dhe entuziastë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Ky grup synon të shërbejë si një platformë bashkëpunimi, zhvillimi dhe shkëmbimi idesh, ku anëtarët kanë mundësinë të ndajnë njohuri, përvoja profesionale dhe perspektiva të ndryshme nga fusha të shumta si teknologjia, inxhinieria, biznesi, arsimi, arti, inovacioni dhe shkencat sociale.

Përmes takimeve dhe eventeve periodike, diskutimeve tematike, aktiviteteve sociale, grupi krijon një ambient të hapur dhe miqësor ku nxitën dialogu konstruktiv, bashkëpunimi ndërdisiplinor dhe ndërtimi i rrjeteve profesionale të qëndrueshme.

Një vlerë kyçe e Illyrian Brains Zürich është fuqizimi i komunitetit shqiptar në diasporë, duke inkurajuar ndarjen e eksperiencave si dhe shërben gjithashtu si urë lidhëse mes individëve me interesa të përbashkëta, duke hapur rrugë për bashkëpunime, projekte të përbashkëta dhe iniciativa inovative.

Përtej aspektit profesional, Illyrian Brains Zürich synon të kultivojë edhe lidhje të forta shoqërore e kulturore, duke krijuar një ndjenjë përkatësie, solidariteti dhe identiteti komunitar.


:date: Eventet

Në IB-Zürich organizohen takime të ndryshme:

  • HappyHours për njohje dhe rrjetëzim të lirë
  • Evente si ecje në bjeshkë (male), lojëra, sporte, apo pjesëmarrje në festa



:e_mail: Kontakt

Për çdo pyetje apo për t’u bërë pjesë e grupit kontaktoni organizatorët:

  1. Emiljano Hoxha:
    Email: [email protected]
    WhatsApp: +49 1573 9051702
    Mob: +41 76 4341887

  2. Marsida Collaku:
    WhatsApp: +39 393 826 7429

  3. Andi Miri:
    WhatsApp:+41 76 680 27 96