Mirësevini në IB-Milano

IllyrianBrains Milano është një prej grupet më të vjetra dhe më aktive të komunitetit, ku profesionistë, studentë, krijues dhe entuziastë shqiptarë që jetojnë në Milano takohen për të ndarë njohuri, përvoja dhe për të krijuar lidhje të reja miqësore e profesionale.

Qëllimi ynë është të mbështesim njëri-tjetrin, të gjejmë rrugë zhvillimi dhe të krijojmë një ndjesi përkatësie në një qytet që shpesh mund të duket i shpejtë.



:date: Eventet

Në IB-Milano organizohen takime të ndryshme:

  • HappyHours për njohje dhe rrjetëzim të lirë,
  • HappyHours me të ftuar për tu njohur me profesionistë të ndryshëm shqipfolës në Milano dhe më gjerë,
  • Biseda tematike mbi çështje si qytetaria italiane, lejet e qëndrimit apo integrimi në tregun e punës,
  • Ekskursione, lexime kolektive, lojëra dhe sporte për ata që kërkojnë energji të përbashkëta përtej punës.



:seedling: Mikro-Komunitetet

Në Milano kemi krijuar një strukturë grupesh tematike, ku mund të bashkoheni sipas interesave tuaja. Disa nga grupet ekzistuese:

  • IllyrianBrains Milano – Futboll?
  • IllyrianBrains Milano – Volleyball?

Keni një ide për grup të ri? Diskuto me organizatorët e Milanos për ta hapur!



:framed_picture: Foto nga eventet



:e_mail: Kontakt

Për çdo pyetje apo për t’u bërë pjesë e grupeve: