IllyrianBrains Helsinki është një ndër grupet më aktive të komunitetit, ku profesionistë, studentë, krijues dhe entuziastë shqiptarë që jetojnë në Helsinki takohen për të ndarë njohuri, përvoja dhe për të krijuar lidhje të reja miqësore e profesionale.
Eventet
Në IB-Helsinki organizohen takime të ndryshme:
Ne besojmë se forca e komunitetit ndërtohet përmes takimeve reale dhe aktiviteteve të përbashkëta. Disa nga eventet tona përfshijnë:
- Happy Hours për njohje dhe rrjetëzim
- Ekskursione për të eksploruar Helsinkin dhe më gjerë
- Takime kafeje, për diskutime të lira dhe ide të reja
- Festa kombëtare shqiptare dhe finlandeze – aktivitete që nderojnë kulturat tona
- Evente të bashkëorganizuara me Konsullatën e Përgjithshme Nderi të Shqipërisë në Finlandë – përfaqësime zyrtare dhe festime të veçanta
Mikro-Komunitetet
Edhe pse nuk kemi ende grupe tematike të strukturuara, IB–Helsinki është i hapur për çdo anëtar që dëshiron të ndërtojë një mikro-komunitet rreth një fushe të caktuar – teknologji, art, shkencë, sipërmarrje, etj.
Keni një ide, kohë dhe motivim? Na kontaktoni dhe le ta zhvillojmë së bashku!
Keni një ide për grup të ri? Diskuto me organizatorët e Helsinki për ta hapur!
Foto nga eventet
Kontakt
Për çdo pyetje, propozim apo për t’u bërë pjesë e grupit:
Na shkruani me e-mail
Bashkohuni në grupin kryesor në WhatsUp Group: Ib Helsinki ose Organizatoret IB Helsinki
Ose lidhu direkt me organizatorët tanë:
- Algert P. – @algertpateqi | LinkedIn
- Auron B. – @Auron | LinkedIn


