Mirësevini në IB-Berlin

Illyrian Brains Berlin është një prej grupet më aktive të komunitetit, ku profesionistë, studentë, krijues dhe entuziastë shqiptarë që jetojnë në Berlin takohen për të ndarë njohuri, përvoja dhe për të krijuar lidhje të reja miqësore e profesionale.

Qëllimi ynë është të mbështesim njëri-tjetrin, të gjejmë rrugë zhvillimi dhe të krijojmë një ndjesi përkatësie në një qytet që shpesh mund të duket i ftohtë.



:date: Eventet

Në IB-Berlin organizohen takime të ndryshme:

  • HappyHours për njohje dhe rrjetëzim të lirë,
  • HappyHours me të ftuar për tu njohur me profesionistë të ndryshëm shqipfolës në Berlin dhe më gjerë,
  • Biseda tematike mbi çështje si qytetaria gjermane, lejet e qëndrimit apo integrimi në tregun e punës,
  • Ekskursione, lexime kolektive, lojëra dhe sporte për ata që kërkojnë energji të përbashkëta përtej punës.



:seedling: Mikro-Komunitetet

Në Berlin kemi krijuar një strukturë grupesh tematike, ku mund të bashkoheni sipas interesave tuaja. Disa nga grupet ekzistuese:

  • Illyrian Brains Berlin – Tech
  • Illyrian Brains Berlin – Politikë
  • Illyrian Brains Berlin – Libra
  • Illyrian Brains Berlin – Futboll
  • Illyrian Brains Berlin – Volleyball
  • Illyrian Brains Berlin – Dallaverët
  • Illyrian Brains Berlin – Hiking
  • Illyrian Brains Berlin – Apartments
  • Illyrian Brains Berlin – Infermierët

Keni një ide për grup të ri? Diskuto me organizatorët e Berlinit për ta hapur!



:information_source: Informacione të dobishme



:e_mail: Kontakt

Për çdo pyetje apo për t’u bërë pjesë e grupeve:

  • Kontakto me Illyrian Brains nëpërmjet e-mail.
  • Na kontakto në grupin kryesor: IllyrianBrains Berlin.
  • Ose shkruaj direkt organizatorëve në forum, ndër ta:



2 Likes