Te IllyrianBrains, duam që çdo anëtar të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i mirëpritur - në çdo bisedë, takim apo event.
Ngacmimi nuk tolerohet. Kjo përfshin komente fyese për gjininë, identitetin gjinor, moshën, orientimin seksual, aftësinë e kufizuar, pamjen fizike, përkatësinë etnike apo fetare, zgjedhjet teknologjike, si dhe përfshirjen e imazheve seksuale në hapësira publike, frikësimin e qëllimshëm, ndjekjen, regjistrimet pa leje, ndërprerjet e qëllimshme, prekjet e papërshtatshme dhe çdo lloj vëmendjeje të padëshiruar me natyrë seksuale.
Çdo person që kërkohet të ndalojë sjelljen ngacmuese, pritet ta bëjë këtë menjëherë. Nëse dikush sillet në mënyrë ngacmuese, organizatorët e rrjetit mund të ndërmarrin çdo veprim që e shohin të arsyeshëm - përfshirë paralajmërimin apo përjashtimin nga aktivitetet e komunitetit.
Nëse ju po përjetoni ngacmim, vëreni që dikush tjetër është në një situatë të tillë, ose ke shqetësime të ngjashme - mos hezitoni të kontaktoni një nga anëtarët e organizimit.
Organizatorët do të bëjnë ç’të jetë e mundur për të ndihmuar për të siguruar që ndiheni të sigurt gjatë gjithë aktivitetit. E vlerësojmë pjesëmarrjen tuaj dhe duam të jeni mirë.
Ky kod zbatohet në çdo event apo aktivitet të lidhur me IllyrianBrains.
- Adaptuar nga ffconf - Web development & JavaScript conference in Brighton, UK .
- Original source and credit: JSConf US 2012 & The Ada Initiative.
- This code of conduct is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.