ASUF (Albanian Students of the University of Florence) është një shoqatë studentore e themeluar në Firenze më 15 maj 2005.
Shoqata eshte ndërtuar nga studentë që vullnetarisht dedikonin kohë për të organizuar evente të ndryshme shoqërore duke përfshirë në aktivitete të ndryshme një numer te madh studentësh shqiptarë në Firenze e përreth me qëllimin kryesor integrimin e studenteve shqiptarë në jetën qytetare fiorentine.
Rrjeti ASUF ishte një shoqatë shumë aktive në kontekstin kulturor fiorentin:
• Kishte një statut të shkruar e aprovuar nga antarët e bordit drejtues
• Kishte një revistë kulturore, revista ORA, që publikohej rregullisht cdo 2-3 muaj me kontributin e stundentëve
• Orientonte dhe ndihmonte në integrimin e studentëve të rinj shqiptarë të ardhur në Firenze
• Organizonte festa dhe evente kulturore ku prezantonte kulturën, ushqimin dhe traditat shqiptare në një kontest multietnik duke bashkvepruar me shoqata të tjera kulturore studentore.
• Organizonte eventin më të rëndesishëm të vitit: Festën e 28-29 Nëntorit, ku cdo vit deri në 900 studentë mblidheshim për të festuar Shqipërinë.
Flas për vete, por besoj se është e vërtetë për të gjithë organizatorët e ASUF, por vitet studentore mbeten një kujtim aq i bukur dhe i vyer edhe ngaqë kishim ASUF. E pamundur të përshkruash në pak rreshta aq shumë emocione e kujtime.
Një historik me emocionet e përjetuara e kemi publikuar në faqen e Facebook: https://www.facebook.com/rrjetiasuf.asuf
P.S. Fun Fact & Love Act > Cdo vit urimet për ditëlindjen më 15/05 në faqen e Facebook ![]()