Info!
Kjo nismë do të niset vetëm pas Shkurt 2026, por ndahet herët për kontribues që kanë dëshirë të bëhen pjesë herët për më vonë!
Ky propozim vjen nga diskutimet me @enida për rolin e IB në hapësirën publike shqipfolëse. Ndër objektivat e IB është dhe mbështetja për njohjen e vlerave të kulturës shqiptare. Kështu është me vlerë të kemi një nismë që mbështet këtë lloj kontributi me persona që kanë dëshirë që të angazhohen:
- dashamirës të kulturës shqiptare,
- artistë që punojnë në tema të lidhura,
- gjuhëtarë apo dashamirës të librit,
- geeks që kontribuojnë në burime të hapura.
Lexoni objektivin në statut.
Support the recognition, preservation, and contemporary expression of Albanian culture within local and international communities by encouraging cultural exchange, contributing educational and creative material, and collaborating with institutions and partners to strengthen awareness and appreciation of Albanian heritage as part of world’s shared cultural diversity.
Sugjerim për aktivitete:
- Bashkëpunim me shoqata që kontribuojnë në këtë front.
- Informim mbi proceset e njohjes së elementeve kulturore në institucione.
- Bashkëpunim për kontribut në burim publike: Wikipedia, OSM.
- Krijimi i materialeve komunikuese pozitive për kulturën shqiptare.
- … (sugjerime?)
Bashkohu grupit! Hapat për tu bashkuar:
- Regjistrohu në forum nëse nuk je akoma pjesë - SignUp,
- Përgjigjuni këtij postimi më poshtë,
- Bashkohu ekipit në whatsapp për komunikime të shpejta (prisni mesazh nga organizatorët).
Ndaj sugjerime që mund të kesh në forum - hapësira https://forum.illyrianbrains.dev/c/ide/heritage/187.


