Klaudia

Klaudia

Unë jam Klaudia Meta, Inxhiniere Ndërtimi (Civile/Strukturë) si edhe Menaxhere Projektesh Ndertimi. Me një eksperiencë 10 vjecare në fushen e Ndertimit duke filluar nga projektimi, zbatimi por edhe menaxhimi i projekteve, mendoj qe zotëroj aftësi te shumta jo vetëm në menaxhimin e resurseve(materiale apo njerëzore), por edhe në menaxhimin e situatave dhe mjedisit dinamik dhe gjithnjë në ndryshim.

Aktualisht punoj si Facade Engineer në një kompani konsulente Nderkombetare me qendër ne Dubai dhe seli ne Londër, ku mjedisi multionacional në të cilin punoj më jep mundësi të kuptoj dhe te mundem të bashkëpunoj me njerëz nga ambiente dhe kultura te ndryshme.