Përfaqësimi i Shqipërisë në festivalin kulturor Torgfestival në Lund

Në Maj 2025 u zhvillua një festival në Lund i quajtur Torgfestival, në të cilën ishin të ftuar individë dhe shoqata të ndryshme të prezantonin kulturën dhe traditën e tyre. Atë ditë Lundi u kthye në një djep kulturor ku vendasit patën mundësinë të njiheshin me shtete të ndryshme dhe të dëgjonin muzikë apo të shijonin ushqim pothuajse nga e gjithë bota!

Dhe sigurisht Shqipëria s’kishte si të mungonte! Për t’i bërë një përfaqësim dinjitoz Shqipërisë, u interesova për të kryer bashkëpunime me shoqata të ndryshme Shqiptare. Kështu rashë në kontakt me “Albanska Kulturföreningen SKANDERBEG” ku ata sollën përfaqësues të luanin muzikë popullore me çifteli, prezantuam së bashku orendi kulturore si dhe treguam informacione mbi historinë dhe traditën Shqiptare!

Shpresoj që në festivalin e rradhës, përfaqësimi i Shqipërisë të bëhet më gjithëpërfshirës me një pjesëmarrje më të gjëre nga bashkëkombasit tanë që banojnë në Skåne.
Nëse dëshironi të merrni pjesë më kontaktoni. Në vitin 2026, ky festival do të zhvillohet në mes të muajit Gusht!

3 Likes

Ne website te ri te IllyrianBrains mund ta caktojme si event, edhe keshtu mund te organizohet nje pjese e grupit qe eshte me afer (Hamburg, Berlin, Copenhagen)! Mund te behet nice meetup!

E ndava tek eventet - ne momentin qe kemi me shume info e perditesojme - Eventet .

2 Likes