IB - Firenze - Ndani idete tuaja me ne

Pershendetje,
ne, grupi i Firences po mendojme te projektojme nje dokumentar per mbledhjen e rradhes dhe me rastin e festave te Nentorit. Dikush nga ju, me me shume eksperience, mund te na japi ndonje ide, ose thjesht ndarje eksperiencash personale se si e menaxhoni pjesen e huamarrjes se salles ku preferojme te projektohet dokumentari?
P.s. kerkoj ndjese nese nuk kam perdorur tag-un e duhur for this topic.
xoxo

2 Likes

Per pjesen e event management mund te shikojme qe te jene ftesat ndryshe, edhe te ndahet info mbi dokumentarin paraprakisht edhe ne email, meqe mjeti tani lejon.

Ndoshta mund te ndani info se cfare jane mundesite tuaja, cfare po konsideroni.

Gjera me kryesore per kur kemi organizuar eshte audio - ta shikoni paraprakisht.

1 Like

Hi Silvi,

Nga eksperienca te pakten qe kam ne Vjene me organizimet e IB eshte pak e veshtire te rezervohen salla te tilla me projektor dhe audio setup sepse kushtojne. Nese dikush nga grupi juaj ka nje ambjent ne kompanine qe punon qe mund te reservohet (falas) per disa ore do ishte akoma me mire mendoj.

Gjithashtu, ne varesi gjithmone te sa persona beheni mund te gjeni dhe nje salle qe mund te kete nje TV te madh e jo domosdoshmerisht projektor (edhe pse projektori ngjane me mire).

Me pas nga ana teknike, sigurohuni qe materiali video eshte ne nje format qe hapet nga disa platforma te ndryshme si .mp4 ose .mov etj.. dhe e mira do ishte ose te keni dy usb me kopje ose ta keni ne ndonje Google Drive (megjithate nuk do ua sygjeroja te beni play direct nga google drive pas mund te prishi cilesine e videos ne varesi te connection speed te internetit).

Gjithashtu, sigurohuni qe laptopi me projektorin ose TV ka portat e duhura (psh HDMI) dhe nese ju duhet psh ndonje adapter.

2 Likes

Hi Silvi dhe team Firenze,

Ne lidhje me Milanon nuk mund te flas se rasti yne eshte specifik dhe me fat :slight_smile: pra ne kemi nje ambjent centro culturale Slowmill me nje marredhenie disa vjecare e paguajme vec aperitivin jo space.

Ndoshta paralele me kete mund te jap rastin se nese ju gjeni nje salle universiteti apo nga komuna pa pagese per te projektuar apo centri culturali ku mund te negocioni per aperitiv dhe minimal fee per ambjentin. Problemi me komunen eshte nuk jemi te regjistruar dhe specifikisht nuk jeni IB Firenze associazione per te kerkuar pa pagese. Dhe kostot jane shume te larta.

Roma e beri Udhen ne nje kinema dhe i mbeshteti ambasada me pagesen shkoi diku 1.5k. Thene kjo mund te propozoni alternative ambasades nese dikush ka njohje per tju mbeshtetur dhe e beni event bashkepunim.

Apo mund te gjeni nje associazione tjeter shqiptare qe ka fonde dhe e beni bashkepunim.

Nderkohe ju sugjeroj flisni me gr e whatsapp per te pare nese dikush ka njohje ne universitete apo komune e mund tju rezervoje pa kosto dhe me pas fill prezantimit te dokumentarit beni aperitiv diku tjeter.

Call me if needed. The only thing i can say is that this needs action asap pasi gia data 4. Nga eksperianca per event te tille eshte dashur 1-2 muaj organizim. Nderkohe do pyes ketu ne Milano nese dikush njeh dike ne Firenze.

Nga ana promocionale - dokument prezantimi IB per bashkepunime apo ne rrjet promo online me kushte te barabarta mes bashkepunorve ju ndihmojme ne. Po ashtu nje meeting online me Arber mund te behet per brainstorm se ndoshta njohin, futem dhe une.

2 Likes

Falminderit per sugjerimet. Do ti kemi parasysh :growing_heart: